GazetaMax
LAJME

Ageler : “Bechtel” punon në mënyrë ligjore, opozita kritikon për pikë politike

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler është e bindur se procesi në të cilin është përfshirë “Bechtel” është tërësisht transparent dhe ligjor, pasi siç thotë ajo, kjo është mënyra se si funksionon kjo kompani, përndryshe nuk do të kishte projekte në të gjithë botën dhe disa në Ballkanin Perëndimor.
Në një intervistë për MIA-n, Aggeler është shprehur i zhgënjyer, sepse opozita e kritikon projektin pa i pasur të gjitha faktet dhe informacionet, duke theksuar se këtë e bën për arsye politike, për të fituar pikë politike.
Mendoj se është shumë zhgënjyese që ata në opozitë kritikojnë pa të gjitha faktet apo kritikojnë diçka për të cilën nuk kanë informacion. E bëjnë thjesht për të qenë kundër qeverisë, po kjo  është punë e opozitës, por në të njëjtën kohë kam besim të plotë që procesi në të cilin është përfshirë “Bechtel” është tërësisht transparent dhe ligjor, sepse ata punojnë kështu, përndryshe nuk do të kishin projekte kudo në botë dhe një numër të caktuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Qytetarët e këtij vendi do të ishin shumë të lumtur të kenë korridoret 8 dhe 10 kur të përfundohen,  potencoi Aggeler.

Related posts

Policia financiare ngritë kallëzim penal kundër tre punëtorëve të NQP

e-max

Ministria e Shëndetësisë “e përgjumur” Kumanova ka mungesë të barnave!

e-max

Sot, 23 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë

e-max