GazetaMax
LAJME

Policia financiare ngritë kallëzim penal kundër tre punëtorëve të NQP

Shkup, 10 Nëntor – Drejtoria për polici financiare ka ngritur kallëzim penal kundër tre personave të punësuar në Ndërmarrjen qarkulluese publike “Shkup” për veprën e kryer penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” dhe “fshehje të tatimit”, informojnë nga Ministria e Financave.

“Në periudhën prej vitit 2017 deri vitin 2021, në kundërshtim me Standardet kontabiliste ndërkombëtare numër 7 dhe numër 8, janë bërë disa regjistrime në regjistrat kontabiliste pa mbështetje të dokumenteve kontabiliste, në mënyrë jo të rregullt kanë vendosur gjendjen fillestare në evidencën kontabiliste dhe nuk kanë kryer hamronizim të evidencës analitike me atë sintetike të të ardhurave dhe harxhimeve në pajtim me planin e konfirmuar në konto, ndërsa mjetet financiare të cilat u janë besuar nga qarkullimi i realizuar ditor, i kanë dorëzuar në vlerë më të vogël në subjektin juridik me qëllim që të njëjtat t’i përfitojnë për vete dhe kështu e kanë dëmtuar buxhetin e NQP-së Shkup me vlerë të përgjithshme prej 28.065.476,00 denarë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë.

Related posts

Reshje të dobëta të borës në Krushevë, në Strazhë dhe në Kodrën e Diellit, mjegull në Gjavatë

e-max

Shau dhe ofendoi gazetaren / Shoqata e Gazetarëve kërkon dorëheqjen e drejtorit Kushtrim Ramadani

e-max

Procedurë disiplinore kundër një ish-prokurori dhe dy prokuroreve nga PTHP PKOK

e-max