Kryetari i Shoqatës ” Jehona e Malësisë” në Miçigan, Agron Dedivanaj ka ndarë me krenari pjesëmarrjen e tij në Samitin për Rindërtimin e Ukrainës 2025, një ngjarje globale e nivelit të lartë që po zhvillohet në Uashington, D.C.“Pata kënaqësinë dhe privilegjin të marr pjesë në Samitin për Rindërtimin e Ukrainës 2025, një ngjarje globale e nivelit të lartë që po zhvillohet në Uashington, D.C.Ky samit jo vetëm që trajton procesin jetik të rindërtimit të Ukrainës, por gjithashtu shërben si një platformë e rëndësishme për të përfaqësuar kombin shqiptar në zemrën e demokracisë botërore. Ai hap dyer bashkëpunimi me figura të shquara politike, shoqërore dhe ekonomike në Uashington, duke forcuar njëkohësisht potencialin zhvillimor dhe rolin ndërkombëtar të shqiptarëve.Përtej rindërtimit, samiti thekson mundësitë për përparim në fushën e teknologjisë, me një fokus të veçantë në digjitalizim, inteligjencë artificiale dhe mjetet që do të formësojnë të ardhmen. Këto zhvillime janë thelbësore për të siguruar rritjen dhe konkurrueshmërinë e mëtejshme të kombit tonë.Në këtë ngjarje prestigjioze, pata krenarinë të theksoj zërin, aspiratat dhe nevojat e shqiptarëve, së bashku me liderin e shqiptarëve të vendlindjes, zëvendëskryeministrin z. Nik Gjeloshaj, deputeten znj. Arbana Pasholli, si dhe shumë personalitete të tjera të shquara perëndimore.Ky samit është dëshmi se shqiptarët kanë kapacitetin dhe vizionin për të qenë pjesë e proceseve më të rëndësishme globale, duke e çuar kombin tonë drejt një të ardhmeje më të ndritur, më të fuqishme dhe më të integruar në botën demokratike dhe moderne.”Me pjesëmarrjen në këtë samit, Dedivanaj vë në pah rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të shqiptarëve në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se vizioni dhe energjia e kombit tonë janë të lidhura ngushtë me zhvillimet më të mëdha botërore.