GazetaMax
LAJME

Ahmeti: Me Serbinë i kemi dy rrugë, ose të luftojmë ose të merremi vesh

Prishtinë, 21 Qershor – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Kosova duhet të kërkojë që dialogu me Serbinë të përfundojë.

Ahmeti thotë se kërkimi hakmarrjes nuk do të zgjidhte asgjë, por do të sillte dëme më të mëdha.

“Tani ne mund të merremi vesh shumë lehtë bashkë e të kërkojmë hakmarrje. Por kështu do të humbnim ne. Nuk kemi cfare fitojmë po t’i futemi asaj rruge”, tha ai.

Ai tutje shton se ka informata që Serbia nuk është e interesuar të kthehet në Kosovë.

“Sipas informatave që kam, Serbia nuk është e interesuar që ta rikthejë Kosovën”, shton ai.

Ahmeti po ashtu ka thënë se e kupton pozicionin që ka Kosova dhe e ka quajtur gjenocid atë që ka tentuar të bëjë Serbia gjatë luftës.

Related posts

Nëpërmjet komunikimit më të mirë deri te siguria më e madhe e punonjësve të mediave

e-max

Arsovska dhe Jakimovski në takim tek Kovaçevski?

e-max

Zhduket një vajzë në Obiliq

e-max