GazetaMax
Ballina

Ahmeti mirëpriti sot në takim përfaqësuesit ndërkombëtar dhe ambasadorët e Gjermanisë, Francës dhe Polonisë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka mirëpritur sot në takim znj. Ana Lirman, ministre për Europë në Republikës Federale të Gjermanisë, znj.Laurence Boone, sekretare shtetërore të angazhuar për Europë në Këshillin e Ministrave të Republikës së Francës dhe z. Shimon Shinkovski vel Senk, ministër për çështje europiane në Republikën e Polonisë, si dhe ambasadorët e Gjermanisë, Francës dhe Polonisë në Maqedoninë e Veriut.

Në fokus të këtij takimi të sotëm ishin rrethanat jetike në të cilat ndodhet Maqedonia e Veriut për të përshpejtuar hapin drejt integrimit europian, si rëndësia e miratimit të ndryshimit kushtetuese, zgjidhja përfundimtare të kontestit me Bullgarinë mbi shembullin e pajtimit franko-gjerman, përkushtimi për zbatimin e reformave të brendshme, procese këto që kërkojnë kompaktësi veprimi.

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti elaboroi para përfaqësuesve të aleatëve ndërkombëtar të vendit iniciativën e ndërmarrë nga ana e subjektit të tij për krijimin e një fronti europian, insistimin e vazhdueshëm për reflektim nga ana e të gjithë palëve për tejkalimin e këtij ngërçi duke besuar se edhe në rradhët e VMRO DPMNE-së opozitare ka forca europiane që mendojnë për të mirën e vendit dhe nuk e duan izolimin e tij.

Ai poashtu potencoi se BDI mbetet gardian i përhershëm i Marrëveshjes së Ohrit, asaj të Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë që të miratuara me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar janë bërthama e paqes, progresit dhe perspektivës europiane të vendit.

Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Europës në takimin e sotëm shprehën mbështetjen e thellë për ndërmarrjen e hapave të duhura që do ta shpiejnë vendin dhe rajonin aty ku e kanë vendin, në Bashkimin Europian.

Related posts

Del në pah takimi i dytë mes Bora Zemanit dhe Donald Veshaj?

Gazetamax.mk

Ish e dashura e Don Xhonit përfundon në spital, pak ditë pas ndarjes

Gazetamax.mk

Arsyet pse njerëzit kanë frikë të bien në dashuri

Gazetamax.mk