GazetaMax
Lajme

Ahmeti në drekë pune me Ramën: Ajo që u nënshkrua determinon të ardhmen e përparuar të vendeve tona

Shkup, 14 Nëntor – Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot në fund të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Shkup, ka takuar kryeministrin shqiptar Edi Rama në një drekë pune.

Ajo që sot u nënshkrua në letër determinon të ardhmen e përparuar të vendeve tona dhe për realizimin e këtyre projekteve vendosim në dispozicion të gjithë potencialin intelektual dhe çdo mekanizëm të nevojshëm, ka shkruar mes tjerave kryetari Ahmeti.

Posti i Ahmetit:

Ritakim vëllazëror me Edin, kësaj rradhe pas mbledhjes historike të Qeverive të vendeve tona që vendosi në zbatim vizionin progresiv të përparimit kombëtar, mbi të cilin kemi diskutuar në çdo takim tonin.

Vendkalimet e përbashkëta kufitare, ndërtimi i Korridorit 8 rrugor dhe hekurudhor, përkujdesi i përbashkët për ruajtjen e gjuhës shqipe përmes alfabetit të unifikuar, bashkëpunimi ekonomik dhe ai energjetik, si dhe integrimi në Bashkimin Europian janë tashmë kryefjala e kauzës sonë kombëtare, ashtu siç ishin dikur misionet e lirisë dhe barazisë në të cilat bashkë ngadhënjyem.

Ajo që sot u nënshkrua në letër determinon të ardhmen e përparuar të vendeve tona dhe për realizimin e këtyre projekteve vendosim në dispozicion të gjithë potencialin intelektual dhe çdo mekanizëm të nevojshëm!

Bashkë drejt idealeve të përparimit!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=670509544443171&set=pcb.670509687776490

Related posts

Në tremujorin e parë të këtij viti, shkalla e vendeve të lira të punës është 1.75 %

Gazetamax.mk

Tegeltija: Ballkani i Hapur në interes ekonomik, ndoshta një ditë do t’i bashkangjitemi dhe ne

Gazetamax.mk

Lufta kundër krizës energjetike dhe të çmimeve: Masat qeveritare, qëndrueshmëria fiskale dhe reformat në financat publike

Gazetamax.mk