GazetaMax
Ballina

Ahmeti nga Sllupçani: UÇK, pjesë e pandashme e historisë së vendit

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga Sllupçani, me rastin e hapjes së kullës përkujtimore për nder të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare tha se ky monument i bashkon popujt në Maqedoninë e Veriut.

Ahmeti theksoi se UÇK është pjesë e pandashme e historisë së Maqedonisë së Veriut, me anë të së cilës u arrit Marrëveshja e Ohrit e cila më pas dërgoi deri tek Marrëveshja e Prespës, me çka u sigurua anëtarësimi i vendit në NATO.

Postimi i Ahmetit:

Sot shënuam 21 vite plot krenari, amanet e lavdi në Sllupçan.

Kisha nderin të marr pjesë në përurimin e Kullës përkujtimore të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, kullë kjo e cila na bashkon dhe është pjesë e historisë së pandarë të vendit.

Të rikujtojmë se pa UÇK-në, ky vend nuk ka histori e as ardhmëri. E ardhmja e vendit është shënuar pikërisht nga këto tre shkronja të arta dhe zanafilla e vitit 2001.

Edhe Marrëveshjen Paqësore të Ohrit është si rezultat i kësaj ushtrie njejtë siç është ardhmëri edhe Marrëveshja e Prespës e cila na bëri anëtare të NATO-s.

Përjetësia është në veprën e ushtarëve të lirisë, në bekimet e nënave tona, në amanetin e dëshmorëve si dhe në kushtrimin e atdheut.

Lavdi dëshmorëve dhe veprimtarëve të kombit.

https://www.facebook.com/photo?fbid=534942011333259&set=pcb.534943297999797

Related posts

Finlandezët nuk i frikësohen Rusisë: Jemi të përgatitur për luftë

Gazetamax.mk

Procesi i Regjistrimit, Grubi për Klan Kosova: Shqiptarët janë të përfaqësuar në mënyrën më të mirë në pushtetin shtetëror

Gazetamax.mk

Grubi pret në takim zëvendës ambasadorin amerikan Eric Meyer, flasin për Korridorin 8

Gazetamax.mk