GazetaMax
BALLINA

Ahmeti takon ambasadorin Woutsas: Austria mbështet prespektivën europiane të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka takuar sot ambasadorin e Republikës së Austrisë, z. Georg Woutsas.

Gjatë takimit është shprehur mbështetje e fuqishme e Republikës së Austrisë për perspektivat europiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, derisa është përshëndetur dhe dinamika e re e negociatave mes Shkupit dhe Sofjes, për gjetjen e pikës së përbashkët deri në finalizimin e një marrëveshje përfundimtare dhe marrjen e datës për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Ahmeti gjithashtu ka falënderuar ambasadorin Woutsas për mbështetjen shumë miqësore që shteti austriak i ofron vendit tonë në të gjitha sferat e mundshme, si vende mike dhe partnere strategjiko-ekonomike dhe se marrëdhëniet dypalëshe mes Shkupit dhe Vjenës duhet të thellohen dhe avancohen edhe më shumë.

Related posts

Intervistë me Dr. Ardian Retkocerin/ Një karrierë që njeh vetëm rritje me moton e një burri që vlerat dhe principet i ka të panegociueshme

e-max

Rusët bëjn gati planin të sulmojnë Moldavinë, një skenar i mundshëm që do destabilizonte Ballkanin

e-max

104 mijë të infektuar me Covid në Kin, 36 mijë raste në Shangai nga muaj Mars

e-max