GazetaMax
LAJME

Ahmeti: Unë po mundohem të bashkojë shqiptarët, por assesi të përçajë BDI-në

Tetovë, 29 Shtator – Pasi përfunduan takimet me degët, u prononcua kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Ai tha se do të punojë në pajtimin e strukturave, sepse nuk dëshiron të lejojë të shkatërohet një thesar që doli nga shumë sakrifica.

“Pa bërë demagogji me popullin por edhe në vazhdimësi jam tepër konstruktiv dhe në kuadër të normalitetit, pakënaqësitë gjithmonë janë drejtuar tek mediat ose tek unë dhe të drejtosh një organizatë e lëvizje 20 vite nuk është e lehtë, ka marrëdhënie ndërnjerëzore nuk janë të mira por jo si tërësi, janë njerëz të caktuar por në tërësi BDI është thesar kombëtar i shqiptarëve në RMV që nga Struga deri në Likovë. Sot kam folur për marrëdhënie ndërnjerëzore dhe do rregullohen jam 20 vite që menaxhoj me njerëz, nuk ka ekzekutiv që nuk ka kaluar pa sulme e hidhërime, Musën e kam marrë në mbrojtje 20 vite, 4 vite kam qenë në mbrojtje të ekzekutivit sepse ka problematikat tjera, dega ka probleme tjera, komuna probleme tjera dhe natyrshëm lindin kontradiktat në mes institucioneve”, ka theksuar Ahmeti.

Sipas tij, nuk ka asgjë shqetësuese nga ajo që flitet e përflitet dhe kjo është në kuadër të normalitetit, dhe se ai është ithtar që debatet nuk duhet mbytur, po përpiqet të bashkoj shqiptarët e jo të shpërndaj BDI që nuk vjen parasysh dhe sigurisht që as nuk e bëjnë anëtarët e BDI.

“Përndryshe takimet kanë qenë vëllazërore dhe kam hapësirë dhe mbështetje që këto çështje të ulen edhe me ekzekutivin dhe kryetarët e degëve dhe të BDI që ato pakënaqësi që janë si keqkuptime e gabime të sheshohen dhe rregullohen. Përndryshe nuk ka asgjë shqetësuese nga ajo që flitet e përflitet dhe kjo është në kuadër të normalitetit, unë jam ai ithtar që debatet nuk duhet mbytur, po përpiqem të bashkoj shqiptarët e të shpërndaj BDI që nuk vjen parasysh dhe sigurisht që as nuk e bëjnë anëtarët e BDI”, tha Ahmeti.

BDI ka qenë dhe mbetet faktor stabiliteti brenda dhe në rajon, e tërë situata në rrjedha është dhe unë kam shënuar problematikat dhe asgjë nuk është e paarritshme, sqaroi më tej në deklaratën e tij para mediave kreu i BDI.

“Gjithçka është në kuadër të normalitetit, nuk jam këtu të mbroj unitet artificial, të gjejmë energji dhe të kapërcejmë sepse para nesh ka objektiva të mëdha, është Korridori i 8, ndryshimi i Kushtetutës, negociatat, problemet me Bullgarinë, një nga të arriturat më të mëdha pas anëtarësimit në NATO-s, gjitha janë në proces zhvillimi. BDI ka qenë dhe mbetet faktor stabiliteti brenda dhe në rajon, e tërë situata në rrjedha është dhe unë kam shënuar problematikat dhe asgjë nuk është e paarritshme. Unë nuk jam kryetar që nuk dialogoj dhe nuk menaxhoj por mbaj përgjegjësi për të gjithë zhvillimet dhe në përgjithësi mirë. Është kapital dhe investim 20 vjeçar BDI, jemi krenar ne njerëzit që na përfaqësojnë gjithandej dhe këtë ma kanë thënë edhe përfaqësues ndërkombëtar se kemi përfaqësim të mirë, ato gjëra sado të vogla duhet të rregullohen, funksionet shkojnë e vijnë, mbi të gjitha është njerëzillëku”, tha për fund Ahmeti.

Related posts

Pas 20 viteve, drejtori Havziu avancon të punësuarit në Burgun e Tetovës

e-max

LSDM: VMRO të shesë qilimat 20 mijë euro dhe t’ua kthejë paratë qytetarëve

e-max

Nga 1 dhjetori masë e veçantë për prodhuesit e bukës, vajit dhe produkteve bazë

e-max