GazetaMax
Lajme

Ahmeti uron Memli Krasniqin për rizgjedhjen në krye të PDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi ka uruar kryetarin e ri të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin për rizgjedhjen e tij në krye të PDK-së.

“Me përzemërsi të veçantë të uroj për rizgjedhjen si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, në një proces demokratik që reflekton pjekurinë politike dhe vlerat që përfaqëson PDK-ja në skenën politike të Kosovës.

E vlerësoj lart guximin dhe përkushtimin tënd për të marrë përgjegjësi në kohë sfiduese, duke qëndruar i përkushtuar ndaj rrugës së drejtë që trasuan themeluesit dhe udhëheqësit historikë të kësaj partie, të cilët i presim të kthehen fitimtarë. Kosova ka nevojë për zërin, urtësinë dhe përvojën e tyre, dhe uroj që sa më parë t’i kemi sërish në mesin tonë.”, shkruan Ahmeti.

I dashur Memli,

Me përzemërsi të veçantë të uroj për rizgjedhjen si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, në një proces demokratik që reflekton pjekurinë politike dhe vlerat që përfaqëson PDK-ja në skenën politike të Kosovës.

E vlerësoj lart guximin dhe përkushtimin tënd për të marrë përgjegjësi në kohë sfiduese, duke qëndruar i përkushtuar ndaj rrugës së drejtë që trasuan themeluesit dhe udhëheqësit historikë të kësaj partie, të cilët i presim të kthehen fitimtarë. Kosova ka nevojë për zërin, urtësinë dhe përvojën e tyre, dhe uroj që sa më parë t’i kemi sërish në mesin tonë.

BDI dhe PDK i bashkojnë vlerat themelore të demokracisë, lirisë, shtetndërtimit dhe aspiratës së përbashkët për integrimin e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Do të më kesh gjithmonë mua dhe Bashkimin Demokratik për Integrim si partnerë të përkushtuar për bashkëpunim të ndershëm dhe të frytshëm, sepse Kosova për ne nuk është vetëm tokë e një shteti të ri, por është zemër, është kujtim dhe është përmbushje e ëndrrave shumëgjeneratëshe.

Të uroj shëndet, mbarësi dhe suksese në misionin tënd për të mirën e qytetarëve të Kosovës dhe paqen e qëndrueshme në rajonin tonë.

Related posts

Lëvizja BESA: Të ndërpritet krimi i organizuar me prerjen e pyjeve në Kërçovë

Gazeta Max

Uji në Tetovë ka erë dhe shije të çuditshme, kompetentët thonë se është i sigurtë për pije

Gazeta Max

Pluhuri saharian mbi rajonin tonë

Gazeta Max