GazetaMax
Lajme

Ahmeti: Zeron e shqiptarëve në institucione lidhet me ata të VREDI-t që shfuqizuan Balansuesin

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka akuzuar koalicionin VLEN si përgjegjës për zero punësimet e shqiptarëve në institucionet e vendit duke theksuar se ZERO-t e njëpasnjëshme në punësimet e shqiptarëve në institucionet shtetërore bie drejtpërdrejt mbi ata që shfuqizuan Balancuesin – një mekanizëm që garantonte përfaqësim të drejtë. Ishin pikërisht eksponentët e VREDI-t, ata që me zell e quanin këtë shfuqizim “arritje të jashtëzakonshme”, duke e shpallur Balancuesin si armik të shqiptarëve.

Balancuesi dhe ZERO-t

Faji për ZERO-t e njëpasnjëshme në punësimet e shqiptarëve në institucionet shtetërore bie drejtpërdrejt mbi ata që shfuqizuan Balancuesin – një mekanizëm që garantonte përfaqësim të drejtë. Ishin pikërisht eksponentët e VREDI-t, ata që me zell e quanin këtë shfuqizim “arritje të jashtëzakonshme”, duke e shpallur Balancuesin si armik të shqiptarëve.

Në realitet, si në shumë raste të tjera, ata thjesht i shërbyen interesave të partnerit të madh qeverisës, duke hapur rrugë për punësime monoetnike, me përjashtim sistematik të shqiptarëve.

Shfuqizimi i Balancuesit nuk ishte reformë, por tradhti ndaj interesit kombëtar, ndërsa ZERO-t e sotme janë rezultat i heshtjes dhe servilizmit të atyre që duhej të mbronin barazinë.

Related posts

Ekskluzive: Ilir Memeti dhe Hekuran Asani në garë për drejtor M-NAV

Gazeta Max

Kovaçevski: Do të jetë një vit i rëndë ekonomik, bashkë do ta tejkalojmë

Gazeta Max

Dogana konfiskoi 12 kilogramë ekstazi me vlerë prej 200 mijë eurove

Gazeta Max