GazetaMax
Lajme

“Ahmetistë”, Grubi: Çfarë është ky fenomen që po fiton gjithçka!?

Tearcë, 5 shkurt – Artan Grubi i BDI-së, mbrëmë në takim me banorët e Tearcës tha se simpatizantët e BDI-së janë mbështetës të frymës Ahmetiane. Ai tha se fenomeni Ahmetist po studiohet nga shumë politikologë.

“Ju jeni ithtarë, ju jeni ndjekës, ju jeni mbështetës të frymës Ahmetiane. Fryma Ahmetiane që sot po studiohet nga politikologë, po lexoni kolumna çdo ditë nga autorë maqedonas dhe autorë të huaj, se çfarë është fenomeni Ahmetist, që i fiton luftërat, e fiton paqen, i fiton edhe zgjedhjet, për 42 vite me radhë. Fryma Ahmetiste që gjatë tërë kohës e kërkoi luftën, luftoi për të drejta dhe liri e barazi dhe kur erdhi lufta e përzgjodhi paqen”, Artan Grubi – BDI.

E kryetari integrist Ali Ahmeti në fjalimin e tij tha se sot është koha e modernizimit dhe se duhet përparësi t’i jepet meritorëve, ndërsa kujtoi se forcat pro-ruse po frikësojnë njerëzit se Maqedonia do të humbet si shtet.

“Në vazhdimësi, kur BDI ka qenë në veprim, në procese të rëndësishme për t’i përmbyllur kontestet historike, kanë dalë forca të tilla për të frikësuar njerëzit dhe unë i dëgjoj Artan, se gjoja ky shtet do të humbet, do të bëhet Shqipëri e Madhe, do të bëhet Bullgari e Madhe, do e marrë ky, do e shesë ai. E drejton BDI, LSDM është nën hije. Nëse iu kujtohet, kur ishte në opozitë LSDM-ja, thoshte BDI është patericë e VMRO-së, tani e kundërta po kthehet”, pohoi Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së.

Me tubimin në Tearcë dhe nën moton Bashkë në Europë BDI përmbylli takimet në Tetovë dhe rrethinë.

Related posts

Me projektin“Laboratorë për prodhim FAB LABS – Të rinjtë krijojnë”, më afër teknologjive moderne

Gazeta Max

Lia e majmunëve arriti në Serbi

Gazeta Max

Aleanca ushtarake, reagon ministri shqiptar: Serbia po ndjek një politikë të karriges boshe, e kotë çdo narrativë viktimizuese

Gazeta Max
Lajme

“Ahmetistë”, Grubi: Çfarë është ky fenomen që po fiton gjithçka!?

Tearcë, 5 shkurt – Artan Grubi i BDI-së, mbrëmë në takim me banorët e Tearcës tha se simpatizantët e BDI-së janë mbështetës të frymës Ahmetiane. Ai tha se fenomeni Ahmetist po studiohet nga shumë politikologë.

“Ju jeni ithtarë, ju jeni ndjekës, ju jeni mbështetës të frymës Ahmetiane. Fryma Ahmetiane që sot po studiohet nga politikologë, po lexoni kolumna çdo ditë nga autorë maqedonas dhe autorë të huaj, se çfarë është fenomeni Ahmetist, që i fiton luftërat, e fiton paqen, i fiton edhe zgjedhjet, për 42 vite me radhë. Fryma Ahmetiste që gjatë tërë kohës e kërkoi luftën, luftoi për të drejta dhe liri e barazi dhe kur erdhi lufta e përzgjodhi paqen”, Artan Grubi – BDI.

E kryetari integrist Ali Ahmeti në fjalimin e tij tha se sot është koha e modernizimit dhe se duhet përparësi t’i jepet meritorëve, ndërsa kujtoi se forcat pro-ruse po frikësojnë njerëzit se Maqedonia do të humbet si shtet.

“Në vazhdimësi, kur BDI ka qenë në veprim, në procese të rëndësishme për t’i përmbyllur kontestet historike, kanë dalë forca të tilla për të frikësuar njerëzit dhe unë i dëgjoj Artan, se gjoja ky shtet do të humbet, do të bëhet Shqipëri e Madhe, do të bëhet Bullgari e Madhe, do e marrë ky, do e shesë ai. E drejton BDI, LSDM është nën hije. Nëse iu kujtohet, kur ishte në opozitë LSDM-ja, thoshte BDI është patericë e VMRO-së, tani e kundërta po kthehet”, pohoi Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së.

Me tubimin në Tearcë dhe nën moton Bashkë në Europë BDI përmbylli takimet në Tetovë dhe rrethinë.

Related posts

Besnik Emshiu takim me shefat e shtabeve të AKi-së, koha e fitores së madhe filloi

Gazeta Max

Qeveria drafton ligjin për veteranët e UÇK-së, nuk rriten pensionet

Gazeta Max

Kandiq: Askush për sulmin në Banjskë nuk është arrestuar, pse po heshtet për këtë rast?

Gazeta Max