GazetaMax
Lajme

Ajri i ndotur, në Shkup më lehtë merrej frymë, por problemi vazhdon

Shkup, 22 Janar – Shkupi u zgjua me diell dhe ajër te pastër. Stacionet matëse për nivelin e ndotjes së ajrit tregojnë që mund merret frymë me gjoks të plotë.

Qytetarët vendosën të dalin dhe të shfrytëzojnë kohën e mirë, edhe pse thonë se janë mësuar që gjatë sezonit dimërorë të thithin ajër të ndotur me grumcat kancerogjene PM. Ka edhe nga ata që pavarsisht kohës me diell nuk i kanë lënë veturat.

“Jemi mësuar, s’kemi çka të bëjmë do të mësohemi. Shikoni sesa ndërtesa janë duke u ndërtuar dhe askujt nuk i intereson për ndotjen e ajrit”.

“Shpesh dalim për shëtitje në mal, mendojmë se ky është i vetmi shpëtim për momentin” – thanw disa nga qytetarwt e intervistuar.

Dal shpesh për shetitje në mal, kryesisht në Vodno. Sot është ajri i pastër dhe koha me diell, mund të shkojmë në majë të malit për të thither ajër të pastër.

Por, kjo ishte vetëm një dritare e vogël e sezonit në të cilën luftojmë me ajrin e ndotur.

Analizat e ambientalistëve, tregojnë që në muajin dhjetor nuk ka patur asnjë ditë të vetme pa koncentimin e lartë të grimcave PM10 dhe PM2,5.

Masat  afatshkurtëra nuk e zgjidhën problemin ,sepse nevojiten plane afatgjate.

“Nëse nuk ka plan afatgjatë, masa reale afatshkurte dhe masa reale afatgjate, asgjë nuk do të ndodhë. Ja, edhe ne si “Park i Gjelbër Human”, u ulëm dhe shënuam një mori masash të cilat duhet të ndërmerren, si në pushtetin lokal  që tani do të ulemi në diskutime me përfaqësuesit, me masa konkrete, masa reale që do të zvogëlojnë nivelin e ndotjes së ajrit, si dhe masat që i kemi paraqitur edhe te institucionet tjera që duhet t’i ndërmarrin. Nuk janë shumë ditë ku ne mund të thirthim ajër të pastër, siç kemi tani” – u shpreh Gorjan Jovanovski nga ”Parku i Gjelbërt Human”.

Protestat kundër ajrit të ndotur në të kaluarën nuk kanë dhënë asnjë rezultat sepse institucionet vazhdimisht i injorojnë.

 “Tani kur kemi masa konkrete, kërkesa konkrete që i finalizojmë, është ndryshe. Këtu duhet të tregoj masat që përpunohet, analizohen me fakte shkencore me ekspertë dhe profesorë. Jo vetem këkesa që i kemi lexuar dikund dhe aq, pra masa konkrete. Pastaj me të njejtat mund të dalim në protest dhe tu themi :”Ja saktësisht çfar kërkojmë prej jush” – tha Gorjan Jovanovski nga ”Parku i Gjelbërt Human”.

Të dhënat e fundit të iniciativës ODVA tregojnë se edhe nëpër ato vende ku në popull konsiderohen si banja ajëri, ku mushërit duhet të mbushen me oksigjen edhe aty thithen helme.

Related posts

Komuna Çair dhe Shoqata Humanitare ndihmojnë Mitrovicën dhe Skënderajn

Gazetamax.mk

Të rrejshme alarmet për bomba të vendosura në shkolla

Gazetamax.mk

A është përmirësuar gjendja këto vite, në sa vende mund të lëvizim me pasaportën tonë?

Gazetamax.mk