GazetaMax
Lajme

Akad.Prof.Dr. Izet Zeqiri morri detyrën rektor i UNT-së

Shkup, 26 prill – Me një ceremoni solemne, në prani të ministrit të Arsimit dhe Shkencës z.Jeton  Shaqiri dhe ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike z.Admirim Aliti, dhe të punësuarve në institucion, sot në ambientet e Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup u realizua pranim-dorëzimi i detyrës së rektorit, mes rektorit aktual Prof.Dr. Azis Pollozhani dhe rektorit të zgjedhur Akad.Prof.Dr. Izet Zeqiri.

Detyrën e re, Akademik Izet Zeqiri e morri zyrtarisht përmes dorëzimit të Insignias nga ana e rektorit aktual Pollozhani me ç’rast prezantoi planet e tij gjatë mandatit të rektorit të UNT-së.

‘Si rektor do të udhëheq dhe menaxhoj me UNT në mënyrë efektive, efikase me transparencë dhe me ndershmëri. Do të punojmë në përmisimin e kushteve të studimit, sigurimin e infrastrukturës, renovomin e objekteve ekzistuese në Kazermën ‘Ilinden’ dhe ndërtimin e kampusit studentor. Bashkërisht do të punojmë në digjitalizimin dhe përmirësimin e performancës së administratës dhe ofrimin e shërbimeve efektive për studentë dhe klientë të tjerë.  Prioritet të veçantë do ti kushtojmë avansimit të mësimdhënies dhe mësimxënies me metoda dhe teknika të reja,  hulumtimit shkencorë, zhvillimit dhe avansimit të kuadrit mësimorë në UNT por edhe në rekrutimin  e kuadrit të ri’, tha gjatë fjalimit të tij rektori Izet Zeqiri.

Rektori i deritanishëm Prof.dr. Azis Pollozhani prezantoi para të pranishmëve aktivitetet që ka ndërmarë deri tani, ndërsa i uroi rektorit të ri Zeqiri suksese në ngritjen e mëtejme të UNT-së.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës z.  Jeton Shaqiri tha se me hapjen e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup në vitin 2016, u realizua një ide e madhe në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin dhe zgjerimin e mundësive për edukimin e të gjithë qytetarëve, veçanërisht të popullatës shqiptare në vend dhe në rajon. 

Ministri I Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, z.Admirim Aliti tha se si pedagog i këtij universiteti, që nga themelimi i tij, dëshiron të rikonfirmon mbështetetjen e gjithanshme të qeverisë për UNT-n.   

 Akademik Prof.Dr. Izet Zeqiri u zgjodh rektor i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup më datë 24 mars, për mandat tre vjeçar 2022-2025, ku morri 98 për qind të votave të profesorëve.  Akademik Izet Zeqiri është profesor universitar dhe pjesë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut./Zhurnal.mk

Related posts

VMRO: Pushteti po bën presioni ndaj deputetëve

Gazetamax.mk

Ambasada e Gjermanisë në Shkup me njoftim në lidhje me terminet

Gazetamax.mk

Ulet çmimi i benzinës

Gazetamax.mk