Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, në bashkëpunim me Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës, do të organizojë nesër një Akademi Solemne kushtuar 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit. Ngjarja do të zhvillohet më 20 nëntor 2025, në hapësirat e Universitetit (Rr. 1669 nr. 11A, përballë Ambasadës së SHBA-së), në Auditorin 107, me fillim nga ora 12:00.
Në program janë paraparë fjalime solemne nga përfaqësues të Universitetit “Nënë Tereza”, Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Muzeut të Alfabetit në Manastir, si dhe nga përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në RMV. Referatin solemn do ta mbajë Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi, duke e pasuruar këtë aktivitet me një kumtesë të dedikuar rëndësisë historike dhe kulturore të Ditës së Alfabetit.

