Akademiku më i ri në rajon Rijad Bejtulla gëzon rrespekt nga diplomacia perëndimore dhe merr vlerësime të larta në fushën e sigurisë

Emri i kriminologut të ri Rijad Bejtulla po shndërrohet në një nga figurat më premtuese në fushën e sigurisë dhe kriminologjisë në rajon. Si autori më i ri që arriti të botojë një monografi voluminoze prej 700 faqesh mbi Krimin e Organizuar, ai ka tërhequr vëmendjen e drejtpërdrejtë të diplomacisë ku gjatë një konference shkencore të mbajtur në Universitetin e Tetovës, Përfaqësia e Ambasadës së SHBA-së Nicole Varnes përcjell u shpreh me fjalët më të larta për të, duke theksuar se kriminologu i ri Rijad Bejtulla është një shembull që duhet admiruar për punën dhe përkushtimin e tij. Po ashtu, Ambasada e Francës përmes një deklarate publike nëlinjëzoi mbështetjen e saj, duke nëvizuar se shteti duhet të jetë krenar për kapacitete të tilla të reja dhe se Franca do ta mbështesë fuqishëm rrugëtimin e tij. Përveç trupit diplomatik, punën dhe ambicien e tij e vlerësojnë lart edhe shumë akademikë vendorë e të huaj. Përkushtimi i tij nuk ka mbetur pa u vlerësuar edhe brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku duke parë përgatitjen e tij profesionale, ai u avansua dhe u mbeshtet drejtpërdrejt nga Ministri Pançe Toshkovski. Ai dhe vet nga kolegët e MPB-së shihet si shembull për sjelljen, edukatën, profesionalizmin, dhe vullnetin në punë.