GazetaMax
Lajme

Aksident i rëndë në Leposaviq – Traktori del nga rruga dhe rrokulliset, shoferi përfundon në spital me lëndime të rënda

Një aksident trafiku me pasoja serioze ka ndodhur pas mesnate në komunën e Leposaviqit, ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pas rrokullisjes së një traktori.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se sot në rrugën lokale të fshatit Vraqev, përballë Kishës së fshatit, ka ndodhur aksidenti, ku ishte i përfshirë një traktor i tipit IMT Ferguson, ngjyrë e kuqe, pa targa të regjistrimit.

Traktori drejtohej nga një person, i identifikuar si Dragos Colovic, 40 vjeçar, i cili dyshohet se për arsye ende të paqarta, ka humbur kontrollin mbi mjetin, ka devijuar nga rruga në anën e majtë të drejtimit të lëvizjes dhe është rrokullisur jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me autoambulancë në Spitalin e Mitrovicës Veriore, ku pas ofrimit të ndihmës së parë, është ndaluar për trajtim të mëtejshëm.

Rasti është nën hetim nga Policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Related posts

MEPSO dhe USAID nënshkruan memorandum për furnizim të sistemit të ri SCADA/EMS

Gazeta Max

Importi i punëtorëve nga jashtë i domosdoshëm

Gazeta Max

Ahmeti i pranishëm në vendosjen e gurrëthemelit të shtatores së heroit, Ramiz Cërnica

Gazeta Max