GazetaMax
Lajme

Aksidentohet autobusi që transportonte refugjatët ukrainas

Një autobus me 53 gra dhe fëmijë që po largoheshin nga lufta në Ukrainë është përmbysur pranë qytetit të Pasvalys në Lituani. Ata po udhëtonin nga kufiri Polako-Ukrainë në Finlandë kur shoferi humbi kontrollin rreth orës 06:00 me orën lokale (08:00 GMT), sipas kanalit televiziv kombëtar lituanez LRT.

Ai tha se të paktën 10 persona, përfshirë fëmijë, u plagosën dhe u dërguan në spitalet pranë. Pasagjerët e mbetur u dërguan në qendrën kulturore Salociai. Një nga pasagjerët i tha kanalit televiziv: Ne nuk kemi fjetur për tre ditë, ndoshta të gjitha 18 ditët gjatë të cilave jemi duke u bombarduar.

“Në momentin që më zuri gjumi dhe autobusi u përmbys, vajza ime filloi të bërtiste dhe ne filluam të kërkonim mbesën time. Ajo ra nga vendi dhe përfundoi pranë shoferit. Falë Zotit nuk u lëndua”, tha një pasagjer tjetër.

Ky është aksidenti i dytë në të cilin janë përfshirë ukrainasit që kërkojë t’i shpëtohen luftës. Më 13 mars një autobus tjetër u aksidentua në Itali dhe si pasojë një nga 50 pasagjerët nga Ukraina humbi jetën. Deri më tani numri i personave që janë larguar nga Ukraina i ka kaluar tre milionë.

Related posts

Nesër fillon debati kuvendor për Propozim-buxhetin, Besimi pret interesim të madh për debat

Gazeta Max

Shaqiri: Po konkurrojmë për projekt kapital për mjekimin e kancerit me rreze jonike, i cili do të jetë një CERN i vogël në Ballkan

Gazeta Max

Hasani: Nuk do të arnojmë ndërtesat e vjetra, përveç Qendrës së re Klinike, duhet të ndërtohen edhe 4 qendra

Gazeta Max