GazetaMax
Lajme

Aksion i madh policor në Shkup, arrestohen shpërndarës droge

Një aksion i gjerë policor është zhvilluar në territorin e Shkupit, i drejtuar kundër një grupi të organizuar që merrej me tregti kokaine, mëson jozyrtarisht gazeta Večer.

Sipas informacioneve, aksioni është zhvilluar në lagjet Gjorçe Petrov, Hrom dhe Nerez, ku inspektorët nga Sektori për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë Byrosë për Siguri Publike kanë kryer bastisje në disa lokacione.

Qëllimi i aksionit është arrestimi i personave të dyshuar të përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e substancave narkotike.

Sipas të dhënave fillestare, bëhet fjalë për një grup të ri kriminal që ka vepruar në pjesën perëndimore të kryeqytetit.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk ka detaje zyrtare, ndërsa më shumë informacione për numrin e të arrestuarve dhe sasinë e drogës së konfiskuar priten gjatë ditës.

Related posts

Mexhiti: Në Bllacë nisim një histori të re, “One Stop Shop” moment i rëndësishëm

Gazeta Max

Policia jep detaje për alarmin me bombë në Kuvend: Kërcënimi erdhi përmes mesazhit

Gazeta Max

Moti sot me diell dhe vranësira të vogla

Gazeta Max