GazetaMax
Lajme

Aksion për 8 mars/ “NP Tetova Transport” ju dhuroi lule dhe transport falas grave

“NP Tetova Transport” – Tetovë, sot me rastin e festës së 8 marsit, ju ka dhuruar lule në shenjë respekti të gjithë grave të cilat kanë përdorur shërbimet e kësaj ndërmarje e njëkohësisht edhe transporti për gratë sot ka qenë falas.
Një grua nuk është thjesht një qenie e butë dhe e brishtë. Ajo është shtylla e familjes, një nga shtyllat mbështetëse të çdo shoqërie. Nuk ka gjini më të butë apo më të fortë. Gruaja është shtytëse e barabartë e të gjitha zhvillimeve, dhe në të njëjtën kohë ajo është: nënë, amvise, shoqe, mjeke, politikane, profesoreshë, punëtore – me një fjalë është gjithçka!
Sot, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsit 🌹“NP Tetova Transport” – Tetovë u dhuroi lule udhëtarëve tanë. Njëkohësisht, edhe një herë, urojmë këtë ditë me urimet më të mira për të gjitha gratë! Jini të guximshme, krenare, të lumtura dhe të dashura çdo ditë, gjatë gjithë vitit! 🌹
Me respekt
NP “Tetova Transport ” – Tetovë
https://www.facebook.com/nptetovatransport/posts/pfbid02CxGZci9UneiV1PCqJohfEvDMKcPw5dfgCcu48tGkNiAwY9UvCFEQ3UhERS7BphJ5l

Related posts

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi shtrihet në spital për shkak të ngatërrimit të zorrëve

Gazeta Max

BQE-ja vazhdoi mundësinë e përdorimit të repo-linjës prej 400 milionë euro deri në vitin 2024

Gazeta Max

Kush janë këshilltarët që duhet të futen në burg për Gërdecin?

Gazeta Max