GazetaMax
Lajme

Aksion si në filma në Shkup/ Persona të armatosur rrëmbejnë të burgosurin duke u dërguar në spital

Shkup, 13 janar – Pjesëtar i policisë së burgut është plagosur, ndërsa një i burgosur nga Idrizova është në ikje. Ky është rezultati i grabitjes që ndodhi gjatë natës duke dërguar një të burgosur me rrezik të lartë nga burgu deri në spital. Policia e burgut është ndaluar nga disa persona të armatosur, është ndaluar furgoni dhe ka patur të shtëna. Një polic është plagosur në fshikëz. I burgosuri është rrëmbyer dhe së bashku me personat e armatosur është vënë në ikje, informon Zhurnal.

Nga burime jozyrtare, mësohet se bëhet fjalë për personin M.B nga Tetova, i dënuar me 20 vite burg për dënim për vrasje. Të armatosurit kanë ndaluar me një veturë Audi, i kanë çarmatosur policët dhe kanë rrëmbyer të burgosurin

Aksioni kishte qenë i planifikuar. Për këtë tregon fakti se personat e armatosur saktësisht e kanë ditur se kur i burgosuri do të dërgohet në spital, e kanë njohur veturën dhe me siguri kanë patur informata se gjatë cilës rrugë do të kalojnë. Siç mësohet, iburgosuri vet e ka lënduar veten dhe ka kërkuar mjekim urgjent.

Nga MPB priten informata gjatë ditës./Zhurnal.mk

Related posts

Osmani në OKB: Veprimet tona politike janë të pakuptimta nëse heshtim para vuajtjeve të njerëzve

Gazeta Max

30 policë kufitarë në Bllacë ndodhen nën masa hetimore

Gazeta Max

Nesër në Parlament dorëzohet propozimi që Penov të emërohet ministër i Vetqeverisjes lokale

Gazeta Max