Tuesday, April 21, 2026

Lajmi në kohë reale

Albi Qamili: I kemi kritikuar veprimet e çuditshme të Filkovit

Nënkryetari i Tetovës Albi Qamili, në emisionin Zoom në TVM2 tha se ka elemente në Qeveri që po përdorin temat etnike për pikë politike, duke theksuar veprimet e çuditshme të ministrit të drejtësisë nga parti ZNAM, Filkov, të cilat i ka kritikuar hapur VLEN-i.

“Ka elemente në Qeveri që e përdorin çështjen e gjuhës për qëllime elektorale. Ne e kemi kritikuar hapur qasjen e Ministrit Fillkov dhe veprimet e tij të çuditshme. Ndoshta sepse jemi në prag të rikonstruimit të Qeverisë dhe emri i tij po përflitet shumë si njëri ndër ministrat që do të shkarkohet”, tha Qamili.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i VLEN-it Albi Qamili tha se temën e gjuhës shqipe po e mban vetë BDI-ja me propagandë negative dhe lajme të rrejshme.

“Me propagandën negative që po bëjnë ndaj gjuhës shqipe po e mbajnë këtë çështje si temë diskutimi dhe po rrezikojnë pozitat tona si komb”, deklaroi Qamili.

Latest Posts

Mos e humb lajmin