Bartësi i listës së koalicionit VLEN për komunën e Tetovës, Albi Qamili, së bashku me kryetarin aktual dhe kandidatin për një mandat të dytë në krye të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, morën pjesë në promovimin e rrugëve të reja në lagjen Teqe.
Qamili theksoi se në këtë lagje është ndërtuar gati 1 kilometër rrugë e re, me gjithsej 6.040 metra katrorë punime, të realizuara sipas standardeve bashkëkohore të cilësisë dhe sigurisë.
“Lagjja Teqe sot ka pamje evropiane. Zhvillimi i Tetovës vazhdon me Kapitullin e Dytë të Bilall Kasamit. Tetova nuk ndalet”, deklaroi Qamili.