Bartësi i listës së VLEN-it për Tetovën, Albi Qamili, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e madhe që po merr nga qytetarët. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka theksuar se banorët e lagjeve Teteks 2 dhe Jashtë Vardarit janë të vendosur që më 19 tetor të votojnë për numrin 7.
“U ndjeva jashtëzakonisht mirë mes banorëve të këtyre dy lagjeve. Teteks 2 dhe Jashtë Vardarit me një zë do të votojnë për numrin 7!”, ka shkruar Qamili.
Ai ka shtuar se kjo përkrahje është dëshmi e besimit që qytetarët kanë në vizionin dhe planin zhvillimor të VLEN-it për Tetovën.