GazetaMax
LAJME

Aleanca për Shqiptarët i bën thirrje ministrit Bekim Sali të vizitojë klinikën e Kirurgjisë

Shkup, 12 shtator – Aleanca për Shqiptarët sot përmes një kumtese për media, i kanë bërë thirrje ministrit të shëndetësisë, Bekim Sali, të vizitojë klinikën e kirurgjisë torakale pasi e njejta para pak ditëve u kaplua nga zjarri, ndonëse nuk kishte as të lënduar e as të vdekur nga ky incident, informon Zhurnal.

Ata pyesin nëse ka pranim teknik në sallën e operacionit dhe pjesët tjera të repartit të renovuar. Nga ASH gjithashtu pyesin pse ende nuk është në funksion salla e operacionit e përuruar dy herë nga Qeveria LSDM-BDI.

Ata pyesin pse drejtori i kësaj klinike tek pas katër ditëve ka informuar ministrin për incidentin në fjalë.

Në vijim keni komunikatën e plotë të ASH-së për media:

Pasi u vërshua nga rreshjet e shiut, ndërtesa e klinikave kirurgjikale pranë Qendrës klinike “Nënë Tereza” në Shkup, e më saktë salla e operacionit dhe një pjesë e repartit të Klinikës universitare për kirurgji torakale, u kapluan nga zjarri dhe kështu kanë rrezikuar jetën e pacientëve të shtrirë. Kësaj radhe, për fat, nuk kishte të vdekur e as të lënduar.
Aleanca për Shqiptarët pyet:
A ka pranim teknik salla e operacionit dhe pjesët tjera të repartit të renovuar, nëse po, kush e ka nënshkruar?
Përse nuk funksionon salla e operacionit e përuruar dy herë nga qeveria LSDM-BDI për poena të ulta politike dhe e shpallur si sallë kirurgjikale “me standarde botërore”?
Përse drejtori i klinikës nuk e ka informuar ministrin e shëndetësisë dhe më skandalozja, ai informohet tek pas katër ditëve?
Aleanca për shqiptarët kërkon:
Ministri i shëndetësisë, z. Sali, urgjentisht të vizitojë klinikën në fjalë dhe të prononcohet për dhe rreth rastit në fjalë!
Ministri i shëndetësisë të kërkojë përgjegjësi prej Drejtorit Jakupi për lëshimet eventuale dhe sjelljes së tij nonshalante ndaj institucionit – Ministër i shëndetësisë!
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në procedurë të shpejtuar të inicojë reintegrimin e Klinikave universitare që të evitohen tragjeditë e këtij lloji dhe padëgjueshmëria e drejtorëve partiak.
Aleanca për Shqiptarët
Departamenti i shëndetësisë
Bekim Tateshi

Related posts

Berisha i vendosur: Nuk iki…

e-max

Kush po përfiton në kohë krize dhe a ka shpresa për ulje të çmimeve?

e-max

Familjarët e viktimave në Llaskarcë kërkojnë aktvendim sa më të shpejtë nga Gjykata

e-max