GazetaMax
Ballina

Alergjitë e vjeshtës dhe astma, si mund të ndikojnë në shëndetin tuaj dhe çfarë të bëni

Alergjitë e vjeshtës prekin miliona njerëz në mbarë botën çdo vit.
Shumë prej tyre zbulojnë se duke qëndruar brenda dhe duke marrë medikamente ndaj alergjive me antihistaminë, mund të mbajnë larg simptomat e rënda.
Nëse vuani nga astma, mund të zbuloni se mbajtja nën kontroll e simptomave të alergjisë kërkon shumë vëmendje dhe durim.
Konsideroni të bëni vaksinat kundër alergjive
Alergjitë sezonale mund të shkaktojnë një sërë simptomash dhe disa nga më të zakonshmet prekin rrugët e frymëmarrjes.
Ato mund të shkaktojnë bllokim të hundës dhe teshtitje, që mund ta bëjnë më të vështirë për ju frymëmarrjen.
Vetë alergjitë sezonale mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme me astmën edhe tek njerëzit që normalisht nuk vuajnë nga kjo gjendje.
Nëse jeni astmatik, simptomat mund t’i ndieni edhe më të rënduara.
Në këto raste marrja e medikamenteve kundër alergjisë mund të ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme.
Një tjetër rrugë për të mbrojtur rrugët e frymëmarrjes mund të vijë në formën e vaksinave kundër alergjive.
Injeksionet ndaj alergjive kërkojnë një investim në kohë dhe një perspektivë afatgjatë.
Për të korrur përfitimet më të mira, shumica e njerëzve e vazhdojnë këtë lloj terapie për tre deri në pesë vjet.
Ato jepen në intervale të rregullta çdo muaj dhe rrisin tolerancën natyrale ndaj shkaktarëve të alergjisë.
Kjo mund të ndihmojë në trajnimin e trupit tuaj që të mos reagojë aq fort kur jeni të ekspozuar ndaj tyre.
Ky është një lloj imunoterapie që mund të jetë një ndihmë e madhe për shumë persona.
Për më tepër infomacion ju mund të pyesni mjekun tuaj.
Përdorni aparatin e frymëmarrjes
Hulumtimet tregojnë se pacientët me astmë kanë më pak gjasa të përjetojnë komplikime të rënda kur përdorin rregullisht aparatin e posatshëm. Koha gjatë sezonit të alergjive nuk bën përjashtim.
Kufizoni qëndrimin në natyrë
Së fundi, kufizimi i ekspozimit ndaj polenit sezonal gjatë sezonit të alergjive është një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur veten.  Nëse dilni në natyrë sigurohuni që të ndryshoni dhe lani rrobat pas aktivitetit.

Related posts

Përzieni mjaltin, limonin dhe kanellën për t’i humbur disa kilogramë brenda jave

Gazetamax.mk

​Helmi i oktapodit mund të përdoret në luftën kundër tumoreve më agresive

Gazetamax.mk

E veshur me fustan krejt rrjetë, Fjolla Morina ekspozon asetet e saj bombastike

Gazetamax.mk