GazetaMax
Lajme

Ali Ahmeti në akademinë përkujtimore të Komandant Gani Imeri

Në Vushtrri përkujtohet Komandanti Gani Imeri.

Në një vjetorin e vdekjes së Komandantit Gani Imeri, sot nën patronazhin e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, është përkujtuar jeta dhe vepra e tij.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me bashkëpunëtorë, kryetari i BDI, Ali Ahmeti, përfaqësues të partive politike, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe qytetarë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë varrit të tij në Dumnicë të Epërme.

Më pas, është mbajtur akademia përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së Komandantit Gani Imeri.

“Kjo ditë përkujtimi ishte një nderim i merituar për një prej figurave më të shquara të luftës sonë për liri. Lavdi përjetë Komandantit Gani Imeri dhe gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës!”, deklaroi kryetari Idrizi.

Related posts

Pranga shefit të Rrugores/ Tiranë, arrestohet Roven Zeka, dyshime për korrupsion në një aksident

Gazeta Max

Janë hapur zyra të reja të pranimit për konsumatorët e Elektrodistribuimit

Gazeta Max

Si shkon procedura dhe kur do të zgjidhet kryeministër? Flet Talat Xhaferi

Gazeta Max