GazetaMax
LAJME

Ali Ahmeti në Top Story: Edi Rama nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të organizmit politik në Maqedoni

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrimin në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti i ftuar këtë të hënë në emisionin “Top Story” tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po ndërhyn në punët e brendshme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Edi Rama nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të organizmit politik në Maqedoni, ka bërë përpjekje për t’i afruar partitë në Maqedoni, unë jam falënderues, mirënjohës për këtë qasje, nuk kemi shprehur patriotizëm, as emocional dhe patriotik, jemi dakorduar me Pendarovskin me partinë Lidhja Social Demokrate, i kemi dhënë përkrahje, mund të bëjë një lojë një teatër, por e dimë që në fund nuk ka fitues”, tha Ahmeti.

Rakipllari: Albini mesa kam parë mbështet opozitën.

“Nuk di që ka regjistruar parti, shumë nga komuniteti ndërkombëtar ka shprehur interesimin. Kjo është demokracia, më kanë vendosur në një situatë goxha të vështirë, pse Kurti nuk ankohet kur Vuçiç bën aktivitet politik në Kosovë, si e shpjegoni, më kanë lënë pa tekst.

Rakipllari: Nëse ai do mbështeste BDI, do ishte ky shqetësim, se ai mbështet rivalët tuaj.

“Nuk kam kërkuar mbështetje nga Shqipëria dhe Kosova, kam pasur kontakt me të gjitha partitë, por në radhë të parë me shtetin.”

Rakipllari: Kurti është personazh simpatik në hapësirën shqiptare, ju shqetëson në rezultatin elektoral?

“Unë jam militant në këtë fushë veprimtarie, rrethanat janë ndryshuar, unë kam qenë për bashkim, cila është qasja më realizte4, në politikë duhet të jesh realist. Kosova u bë e pavarur, tani ka punë të pranohet në organizata kombëtare, siç është anëtarësuar Shqipëria dhe Maqedonia në NATO. Nuk kërkoj asgjë më shumë se sa standardet që ka vënë Evropa, të hiqen kufijtë, si në vendet e Evropës”, tha Ahmeti.

Related posts

Çedomir Jovanoviq: Kosova që 25 vite është e pavarur nga Serbia

e-max

Donacion për repartin e gjinekologjisë në spitalin e Kumanovës

e-max

Kovaçevski: MPB do të sigurojë festim të sigurtë të 4 shkurtit, ditëlindjes së Goce Dellçevit

e-max