GazetaMax
Lajme

Ali Ahmeti në Top Story: Me hyrjen në BE do kemi ndihma të mëdha

Robert Rakipllari: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë probleme të mëdha ekonomike, kanë prapambetje nga pikëpamja arsimore. Edhe nga islamizmi, ka shumë persona që shkojnë me radikalë.. ISIS-in etj. Këto janë simbole, një kryeministër shqiptar është arritje por është simbolike, por keni një plan për rikthimin e shqiptarëve?

Ali Ahmeti: Shqiptarët duhet t’i marrësh që të mos largohen. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, krijon mundësi të parandalimit të largimit.

Grida Duma: Që do të thotë 10 vjet.

Ali Ahmeti: Jo, në qoftë se e bëjmë ndryshimin e Kushtetutës Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë anëtarë të BE, brenda 4 vitesh. Me mbajtjen e mbledhjeve të para të Shqipërisë, Maqedonisë me qeverinë e Brukselit fillon ndryshimet brenda këtyre vendeve në aspektin e infrastrukturës, ambientit, sundimit të ligjit etj.

Grida Duma: Hapja e negociatave nuk do të thotë asistencë financiare.

Ali Ahmeti: Edhe sot jep ndihma BE-ja. Këto ndihma do të jenë shuma të mëdha me hapjen e negociatave.

Zheji: Nuk mund të lihet si momenti që mund të zgjidhen të gjitha. Çfarë do bëjmë deri atëherë? Ke një emigracion diskriminues. Maqedonasit nuk emigrojnë aq sa shqiptarët. Kemi rrezikun të ngelemi një mazhorancë rurale. Ke celula të forta të islamizmit dhe mbi 100 mijë shqiptarë që janë sllavizuar dhe duan një objekt kulti. A ka vend në këto 5 vite që të ketë një paketë.

Ahmeti: Zoti Zheji nuk është fasadë. Sepse ti kushte thënë dikujt para 20 vjetësh që një shqiptar do bëhet kryeministër nuk do ta besonte. Në Shkup kompanitë e ndërtimit janë shqiptarë, këtu është krijuar ai tërmeti që ka shkaktuar shqetësim te oligarkia maqedonase, dhe po ndiejnë frikë. Kanë depërtuar edhe në ekonomi. Ne nuk na pengohen as kompanitë maqedonase, ai vend është i yni. Ne nuk ua duam të keqen.

Related posts

Shqiptarët në Malin e Zi nisin festën, Nik Gjeloshaj fiton zgjedhjet në Komunën e Tuzit

Gazetamax.mk

Vazhdon debati në komision për gjendjen e krizës në energjetikë

Gazetamax.mk

Izraeli njohu Kosovën, por ambasadën s’e sjellë në Prishtinë

Gazetamax.mk