GazetaMax
Lajme

Ali Ahmeti: Të gjithë ta mbështesim iniciativën e Edit për ndryshim të Rezolutës skandaloze 1782

Shkup, 12 Tetor – Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti me rastin e fjalimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Këshillin e Europës, ka theksuar se Rezoluta skandaloze u miratua si rezultat i propagandës ruso-serbe me lajme të rreme, të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë dhe dëmtuan rëndë sakrificën tonë kombëtare për liri, pavarësi, demokraci dhe barazi.

Mbështes tërësisht iniciativën e Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për ndryshimin e Rezolutës së padrejtë dhe të pasaktë 1782 të vitit 2011.

Rezoluta skandaloze u miratua si rezultat i propagandës ruso-serbe me lajme të rreme, të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë dhe dëmtuan rëndë sakrificën tonë kombëtare për liri, pavarësi, demokraci dhe barazi.

Ftoj të gjithë kolegët, veprimtarët, patriotët, intelektualët, politikanët, gazetarët, opinionistët, shoqërinë civile dhe qytetarët t’i bashkangjiten thirrjeve për ndryshim të Rezolutës dhe përmirësimin e padrejtësisë ndaj kombit shqiptar.

UÇK-ja është forcë çlirimtare e cila kishte përkrahjen e botës perendimore, njejtë sikur sot populli liridashës Ukrainas.

Liria ka emër – UÇK!

https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/646643423496450

Related posts

Në Komunën e Çairit u mbajt Mbledhje Komemorative për profesor Adnan Again

Gazeta Max

Osmani: Nuk e njoh prokurorin Islam Abazi, por kush jemi ne të debatojmë për atë qe e kanë zgjedhur vetë prokurorët

Gazeta Max

Kovaçevski: Kritikat për ndërtimin e autostradave të pabazuara, verës fillojnë punimet në teren

Gazeta Max