GazetaMax
Lajme

Ali Ahmeti të shtunën në Gostivar – takim me të rinjtë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, të shtunën do të vizitojë Gostivarin, ku do të takohet me të rinjtë e këtij qyteti. Nga dega e BDI-së në Gostivar njoftojnë se vizita ka karakter rinor dhe synon forcimin e dialogut me brezin e ri.

“Bashkë me Rininë”, e kemi titulluar aktivitetin ku i pranishëm do të jetë lideri Ali Ahmeti. Aktiviteti do të mbahet të shtunën, më 17 maj 2025, duke filluar nga ora 20:30 në ambientet e Lounge Bar Fantastika, thuhet në njoftimin e BDI-së – Gostivar.

Ky takim vjen në vazhdën e aktiviteteve që synojnë afrimin e lidershipit me të rinjtë, për të dëgjuar nga afër sfidat dhe pritshmëritë e tyre.

Related posts

Miteva: Arsovska është fajtore për kaosin në Shkup, të japë dorëheqje

Gazeta Max

Pendarovski pranoi letrat kredenciale të ambasadores së re të Suedisë, Ami Larson Xhein

Gazeta Max

Siguria kibernetike, element kyç në mbrojtjen e secilit shtet

Gazeta Max