GazetaMax
Lajme

Allabakovski dënohet me gjashtë muaj me kusht për shkaktimin e zjarrit në Q.K “Vanço Mihajllov”

Manastir, 27 shtator – Llambe Alabakovski, i cili para disa muajve shkaktoi zjarr në qendrën kulturore “Ivan Mihajllov” në Manastir, është dënuar me dënim me kusht prej gjashtë muajve, transmeton Zhurnal.

Sipas informatave, Allabakovski në gjykatë e ka pranuar veprën dhe është dënuar me dënim me burg me kusht prej gjashtë muajsh nëse në 12 muajt e ardhshëm nuk e përsëritë veprën.

Allabakovski është pajtur me këtë dënim. Ai që në fillim të hetimit e pranoi veprën por nuk tregoi për çfarë motivi e ka kryer.

Atij i janë kthyer të dy pasaportat, edhe ai maqedonas edhe ai amerikan./Zhurnal.mk

Related posts

Të gjitha fluturimet pezullohen në Aeroportin e Brukselit pas kërcënimit me bombë

Gazeta Max

Shpërthim në një makinë në Çanakale, 8 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Gazeta Max

Maduro: Hyrja masive e qytetarëve në radhët e milicisë është një akt patriotizmi

Gazeta Max