GazetaMax
Lajme

AlternAtivA: E mbështesim z. Derek Chollet në luftën kundër korrupsionit  

Apeli i Këshilltarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, se Maqedonia e Veriut duhet ta luftojë me ngulm korrupsionin, është për t’u përshëndetur dhe ne përfitojmë nga rasti ta falënderojmë edhe njëherë SHBA-në për angazhimin konkret e serioz që e bën për demokratizimin e shoqërisë sonë dhe ngritjen e standardeve të luftës kundër korrupsionit.

Me këtë rast, AlternAtivA ka arsye më shumë të ndjehet mirë që ky mesazh amerikan vjen në përputhje edhe me qëndrimin e Alternativës, që këtë temë e ka si përcaktim të saj programor. Madje, ashtu siç është i njoftuar opinioni, AlternAtivA, disa javë më parë, edhe zyrtarisht ka dalë me propozim konkret që luftën kundër korrupsionit ta ngrejë në nivelin më të lartë, duke propozuar një amendament kushtetues që në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut të sanksionohet se lëndët e korrupsionit politik të mos mund të vjetrohen asnjëherë.

Përveç kësaj, në frymën e apelit të zyrtarit të lartë amerikan dhe të Departamentit Amerikan të Shtetit, AlternAtivA ka realizuar disa takime me diplomatë të vendeve mike të shtetit tonë, të cilët kanë dhënë mbështetje për këtë nismë të Alternativës.

Siç e kemi cekur që prej fillimit të daljes sonë në skenë, Alternativa do të jetë aleat i të gjithë faktorëve ndërkombëtarë, të cilët punojnë dhe ndihmojnë për shpëtimin e shoqërisë sonë nga korrupsioni dhe politikanët e korruptuar, duket e hapur kështu rrugën për integrim të shpejtë të Maqedonisë së Veriut në strukturat e Bashkimit Europian.

Related posts

Fejesa e dështuar politike Berisha-Bardhi

Gazetamax.mk

Filloi shpërndarja e teksteve të reja shkollore për arsimin fillor

Gazetamax.mk

Kovaçevski: Do të sigurohet shumicë për ndryshimet kushtetuese

Gazetamax.mk