GazetaMax
Lajme

Ambasada turke falenderon për solidaritetin e shprehur nga vendi pas tërmetit në Turqi

Shkup, 14 shkurt – Ambasada turke në Shkup i shprehu mirënjohje të sinqertë presidentit Stevo Pendarovski, Kuvendit, Qeverisë, institucioneve publike dhe komunave në vend, si dhe bashkësisë së biznesit, Kryqit të Kuq, organizatave joqeveritare, institucioneve arsimore, mediave, artistëve dhe gjithë popullit për solidaritetin e madh të shprehur pas tërmetit katastrofal i cili javën e kaluar e goditi Turqinë.

“Republika e Maqedonisë së Veriut ka mobilizuar të gjitha kapacitetet e saj për të mbështetur aktivitetet e shpëtimit në rajonet e prekura nga tërmeti katastrofik që ndodhi më 6 shkurt në Turqi, si dhe për grumbullimin dhe transferimin e ndihmës materiale dhe financiare për të prekurit”, bëhet e ditur në kumtesën e Ambasadës turke.

Në kumtesë theksohet se populli në Maqedoninë e Veriut, pas katastrofës së shkaktuar, në frymën e solidaritetit, si dhe vëllazërisë dhe miqësisë shekullore, u bashkua me popullin turk.

“Ky unitet dhe kohezion mes popujve tanë, i shprehur në këtë periudhë të jashtëzakonshme, paraqet një trashëgimi të çmuar që do t’ua përcjellim gjeneratave të ardhshme”, shtohet në kumtesë.

Related posts

“Linda si fëmijë i përdhunimit të luftës, më quanin ‘kopil çetnik’: Nëna ime më braktisi dhe ADN-ja zbuloi të vërtetën e dhimbshme

Gazeta Max

Kovaçevski: MPB do të sigurojë festim të sigurtë të 4 shkurtit, ditëlindjes së Goce Dellçevit

Gazeta Max

Mitreski: Nuk ka zgjedhje të parakohshme, as shumicë të re parlamentare

Gazeta Max
Lajme

Ambasada turke falenderon për solidaritetin e shprehur nga vendi pas tërmetit në Turqi

Shkup, 14 shkurt – Ambasada turke në Shkup i shprehu mirënjohje të sinqertë presidentit Stevo Pendarovski, Kuvendit, Qeverisë, institucioneve publike dhe komunave në vend, si dhe bashkësisë së biznesit, Kryqit të Kuq, organizatave joqeveritare, institucioneve arsimore, mediave, artistëve dhe gjithë popullit për solidaritetin e madh të shprehur pas tërmetit katastrofal i cili javën e kaluar e goditi Turqinë.

“Republika e Maqedonisë së Veriut ka mobilizuar të gjitha kapacitetet e saj për të mbështetur aktivitetet e shpëtimit në rajonet e prekura nga tërmeti katastrofik që ndodhi më 6 shkurt në Turqi, si dhe për grumbullimin dhe transferimin e ndihmës materiale dhe financiare për të prekurit”, bëhet e ditur në kumtesën e Ambasadës turke.

Në kumtesë theksohet se populli në Maqedoninë e Veriut, pas katastrofës së shkaktuar, në frymën e solidaritetit, si dhe vëllazërisë dhe miqësisë shekullore, u bashkua me popullin turk.

“Ky unitet dhe kohezion mes popujve tanë, i shprehur në këtë periudhë të jashtëzakonshme, paraqet një trashëgimi të çmuar që do t’ua përcjellim gjeneratave të ardhshme”, shtohet në kumtesë.

Related posts

Kapet në flagrancë një hajdut në Kumanovë

Gazeta Max

Qeveria kërkon që Këshilli Mbikëqyrës ta shkarkojë Makradulin nga posti i drejtorit të SHA “Posta”

Gazeta Max

Andonovski: Arsovska anulon mbi 40 për qind të tenderëve për furnizime publike

Gazeta Max