Thursday, April 16, 2026

Lajmi në kohë reale

Ambasadori Meidani takon aktivisten Nikica Korubin: E vlerësoj kritikën e saj ndaj zhvillimeve politike

Ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë, Denion Meidani, ka pritur në takim ish deputeten dhe aktivisten e njohur maqedonase, Nikica Korubin.
Ambasadoir Mediani ka vlerësuar masëm kritike ndaj zhvillimeve politike në vend të aktivistes Nikica Korubin dhe guximin e saj intelektual të shprehur ndër vite.
Për Ambasadorin Denion Meidani dialogu me zëra të pavarur është i domosdoshëm për forcimin e besimit në mbështetje të perspektivës evropiane të rajonit
Postimi i plotë i Ambasadorit Denion Meidani
Sot pata kënaqësinë të takoja analisten dhe aktivisten e njohur maqedonase, ish-deputeten Nikica Korubin🤝🇦🇱🇲🇰
E vlerësoj veçanërisht për analizat e saj të thella dhe këndvështrimin kritik mbi zhvillimet politike, shoqërore e ekonomike në Maqedoninë e Veriut, si dhe për mënyrën se si e trajton debatin publik me argument, qartësi dhe guxim intelektual.🧠📌
Gjatë takimit diskutuam mbi disa tema me interes të përbashkët, përfshirë zhvillimet e fundit dhe këndvështrime mbi çështje e rëndësishme në vend e rajon.🌍📌
Besoj se dialogu me zëra të pavarur dhe të përgjegjshëm në shoqëri është i domosdoshëm për të ndërtuar ura mirëkuptimi, për të forcuar besimin dhe për të mbështetur perspektivën evropiane të rajonit.🇪🇺✨

Latest Posts

Mos e humb lajmin