Monday, May 18, 2026

Lajmi në kohë reale

Përplasje në Aeroportin e Vlorës, punonjësit e Behgjet Pacollit mbeten jashtë, siguria private e ish-ortakut Valon Ademi nuk i lejon të punojnë, në zonë dhe Policia

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës po merr jetë dhe siç është deklaruar publikisht, kjo vepër e rëndësishme për jugun është në javët e fundit të përfundimit total, por përplasjet mes dy kompanive aksionare duket se po pengojnë punimet.

Një situatë e pazakontë po ndodh dhe sot në hyrjen e aeroportit, ku siç raportohet, përfaqësuesit e kompanisë së Valon Ademit, ish-ortaku i Behgjet Pacollit që ka 2% të aksioneve, nuk lejojnë punonjësit e “Mabco” të futen në kantier.

Siç shihet në pamjet që sjell portali lokal në Vlorë “Disidentët”, në zonë janë efektivë të Policisë së Shtetit dhe punonjës të sigurisë private të kompanisë së Valon Ademit, ndërsa punonjësit kanë mbetur në derë pa mundur të nisin punën.

Zanafilla e konfliktit është mes dy kompanive aksionare të shoqërisë që ka kontratën koncesionare me shtetin shqiptar MACBO me 98 për qind dhe 2A Group me 2 për qind qëndron tek një kontrate për shitjen e 47 për qind të aksioneve nga aksioneri i madh tek më i vogli diçka që MACBO nuk e pranon të ketë ndodhur.

Kompania “2A Group” pretendon se në prill 2025 ka blerë rreth 47% të kuotave të ortakut shumicë Mabco, mbi bazën e një kontrate shitblerjeje aksionesh. Por, Mabco e kundërshton vlefshmërinë e kësaj kontrate, duke thënë se ata nuk kanë firmosur asnjë kontratë.

Latest Posts

Mos e humb lajmin