GazetaMax
LAJME

Analistët/ Retorika nacionaliste e VMRO, në shërbim të strukturave të cilat duan ta destabilizojnë vendin

Eksponentë të opozitares VMRO-DPMNE, në paraqitjet e tyre të fundit, kanë rikthyer vokabularin anti-shqiptar, nacionalist, dhe të ndasive ndër-etnike që e kultivonte ish-kryeministri dhe liderit i VMRO-DPMNE-së, tanimë azilanti Nikolla Gruevski.

Ata kërkojnë nga votuesi maqedonas 61 deputetë me qëllim që të mënjanojnë rolin dhe fuqinë politike vendimmarrëse të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Ish-deputeti Ismet Ramadani thotë se thirrjet e tilla janë qëllimkëqija dhe Maqedoninë mund ta trazojnë nesër në aspektin ndëretnik dhe mund të krijojnë situata të cilat janë të palakmueshme.

“Demokracia, edhe ashtu fragjile dhe multietnike, me këso thirrjesh, ata u bëjnë shërbim strukturave të cilat duan ta destabilizojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut. Thirrje të këtilla ka pasur edhe në kohën e Gruevskit dhe po shihet se e njëjta mënyrë e veprimit po vazhdon në VMRO-DPMNE, dhe jo rastësisht ato po i humbin partnerët shqiptarë për të bërë koalicion ose për të formuar Qeveri. Si të vazhdojnë me këto thirrje dhe më këtë mënyrë të veprojnë, atëherë VMRO-DPMNE mund të ndodhë që t’i fitojë zgjedhjet si parti maqedonase, por nuk do të këtë kapacitet koalicioni”, deklaroi Ramadani për Indeks.mk

Sipas tij, ky vokabular nacionalist me karakteristika të cilat krijojnë ndasi ndëretnike, gjithnjë e më shumë po e tensionon ambientin politik këtu.

Analisti politik Petar Arsovski thotë se Qeveri pa shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk është e mundur të ketë për shkak të “butonit” politik, dhe imperativit që ekziston, që është se duhet të ketë një parti të shqiptarëve, pra përfaqësues të votuesve shqiptarë në Qeveri dhe deri më tani asnjë parti nuk e ka shkelur atë.

“Duhet të ketë një parti të shqiptarëve, pra përfaqësues të votuesve shqiptarë në Qeveri dhe deri më tani asnjë parti nuk e ka shkelur këtë parim. Pra, mendoj se një shkelje e tillë nuk do të jetë e mundur, kjo është një arsye, dhe arsyeja e dytë është se projekti kryesor politik në Maqedoni janë ndryshimet kushtetuese për vazhdimin e negociatave me BE-në dhe reformat e mëtejshme të propozuara që vijojnë nga negociatat me BE-në. Ato janë të pamundura pa një shumicë me Badenter, kështu që formalisht nuk mund të bëhen nëse nuk keni një shumicë si te maqedonasit, ashtu edhe te shqiptarët, një shumicë të dyfishtë të kualifikuar për t’i zbatuar ato reforma”, deklaro Arsosvski për Indeks.mk

Pra, shtoi më tej ai, mund të jetë vetëm një lloj retorike para zgjedhjeve, por në thelb nuk mund të jetë një projekt politik me të cilin mund të merren.

Në anën tjetër, analisti politik Petrit Saraçini tha se kur VMRO-DPMNE ishte në koalicion parazgjedhor me ASH-në dhe Alternativën në zgjedhjet e kaluara, e pamë se si kjo retorikë u zhduk “sa hapë e mbyllë sytë”.(Indeks.mk)

Related posts

Ministria e Bujqësisë thirrje deputetëve të miratojnë ndryshimet në ligjin për bujqësi

e-max

Fejesa e dështuar politike Berisha-Bardhi

e-max

Histori e shkurtër reth Burek King në Zvicër

e-max