GazetaMax
SPORT

Ancelotti pritet të shkarkohet nëse nuk e fiton Kupën e Botës për Klube

Carlo Ancelotti mund të shkarkohet nga Real Madridi në ditët në vazhdim.
Trajneri italian po zhgënjen në këtë edicion, pas atij të kaluarit ku fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.
Por, në këtë sezon – Los Blancos kanë mbetur tetë pikë mbrapa liderit të ligës, Barcelonës dhe Ancelotti e ka vënë vetën në një pozitë të palakmueshme, raporton Relevo.
Burime të afërta me mediumin bëjnë të ditur se nëse Ancelotti nuk e fiton Kupën e Botës për Klube, atëherë shkarkimi është i pashmangshme.
Trajner si Mauricio Pochettino, Zinedine Zidane, Jose Mourinho dhe Jurgen Klopp mund të jenë pasuesit e tij në Bernabeu.
Ancelotti nuk po arrin ta gjejë formacionin që i përshtate stilit të tij, andaj edhe ka ardhur forma e dobët në këtë sezon.

Related posts

Cristiano Ronaldo bëhet personi i parë që ka 500 milionë ndjekës në Instagram

e-max

Pjanic: Xavi është model, puna me të është speciale

e-max

Dëmtimi para Botërorit, në Argjentinë merret vendimi për Dybalën

e-max