GazetaMax
SPORT

Pjanic: Xavi është model, puna me të është speciale

Miralem Pjanic ka shprehur admirimin e tij për trajnerin e Barcelonës, Xavi Hernandez.
Mesfushori boshnjak nuk ka kaluar më së miri në ‘Camp Nou’, duke luajtur sezonin e kaluar në huazim larg Barcelonës.
Lojtari ka akoma edhe dy vite kontratë të mbetur me katalanët. Ai sheh përpara për të qenë pjesë e skuadrës, sidomos kur në krye të stolit është Xavi Hernandez që për boshnjakun është një rol model.
“Xavi ka qenë gjithmonë model për mua. E kam ndjekur me admirim. Për mua, ai është një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave. Puna me të është speciale”, ka thënë Pjanic.
“Unë kam kontratë me Barcelonën deri në vitin 2024. Ky vit do të jetë punë me mësuesin e ri, Xavi. Shpresoj të jetë një sezon i mirë për skuadrën dhe për mua”, shtoi ish-anëtari i Juventus e Roma.
Pjanic i bashkohej skuadrës së Barcelonës në një marrëveshje me Juventus që përshinte edhe transferimin e Arthur te ‘Zonja e Vjetër’.

Related posts

Milani i ofrojë pagën e njëjtë si Barcelona, por Kessie vendosi të luaj në Camp Nou

e-max

Real Madridi po punon për rikthimin sensacional të Ronaldos

e-max

Pogba takohet me përfaqësuesit e skuadrës së madhe

e-max