GazetaMax
Ballina

“Andrrat në gurbet” nga Sefë Duraj që ta bën mishin kokërr

Artisti i njohur Sefë Duraj ka sjellë disa këngë mjaft të bukura e deri tani në programet festive 3 të tilla. E para ishte një bashkëpunim mjaft interesant me Blerona Bytyqi dhe e dyta me Adelina Spahiu. E kur jemi te kënga e tretë duket se e ka vulusur pasi ka ardhur vetëm e mban titullin “Andrrat në gurbet”, një temë që nga interpretimi i artistit mjaft i ndjerë e deri te muzika fantastike. “E randë kur takohen mësuesi e nxënësi në gurbet e pa asnjë shpresë ” – është kjo një pjesë e tekstin ku tregohet realiteti i ikjes së shumë njerëzve nga vendlindja për një jetë më të mirë. Për muzikën është kujdesur vetë këngëtari me orkestrim nga M&D Studio, Muhamet Selimi dhe Driton Fazliu dhe teskti shkruar nga Ismail Fazliu, në çifteli Gent Hoxha e sharki Afrim Leka. Ne ju ftojmë ta klikoni në linkun më poshtë e ta dëgjoni pasi vërtet është një super këngë kushtuar gurbetit. Por kjo nuk do të jetë projekti i fundit për këtë fundvit nga artisti mjaft i dashur Sefë Duraj, ne mësojmë se ai do të vijë me një tjetër projekt muzikor para se viti të largohet.

Related posts

Shokon ish konkurrentja e “Përputhen”: Arjan Konomi nuk ka respekt për femrat

Gazetamax.mk

Vetitë shëndetësore të piperit të kuq

Gazetamax.mk

Kështu e mbështetë kunatën e saj Gëzimja

Gazetamax.mk