GazetaMax
Ballina

Anemia mund të kurohet me këto receta popullore

Me anemi kuptojmë pakësimin e numrit të rruazave të kuqe të
gjakut qarkullues ose ulje e përqindjes së hemoglobinës.
Si pasojë e kësaj pakësohet përqendrimi i oksigjenit në gjak dhe
në inde, duke favorizuar infeksionet e ndryshme.
Anemia mund të jetë si rrjedhojë e gjakderdhjeve të menjëhershme
dhe të plagosjeve të ndryshme, ose gjakderdhjeve të vogla, por të vazhdueshme.
Kjo mund të ndodhë (nga zorrët, stomaku, mushkëritë, mitra,
majasëlli etj). Edhe nga mosmarrja prej organizmit e lëndëvetë ndryshme, të
nevojshme ushqimore, të vitaminave dhe mineraleve të ndryshme, sidomos të
hekurit.
Shenjat e kësaj sëmundje janë të njejta dhe kanë të njejtat
ankesa. Llojet e anemisë përcaktohen më saktë vetëm nga analiza laboratorike të
gjakut, ku do të konstatohet numri i rruazave të gjakut.
Të sëmurët kanë lëkurë dhe mukoza të zbehta, lodhen shpejt, kanë
këputje, kanë apati, nuk kanë oreks, kanë ulje të presionit arterial, rrahje të
shpejta të zemrës, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje koke, marrje mendsh, sytë
me miza, te femrat mund të ketë mosardhje të menstruacioneve ndërsa te meshkujt
pamundësi seksuale.
Në forma të lehta dhe mesatare nuk ka nevojë për regjim shtrati,
por duhet patur kujdes dhe duhet kufizuar puna fizike. Për format më të rënda
duhet patjetër regjim shtrati.
Kushtet duhet të jenë të mira, dhoma e pastër, e ajrosur, me
diell, shëtitje në vende malore dhe me gjelbërim. Ushqimet duhet të jenë të
pasura me vitamina sidomos me proteina.
Vezë, peshk, qumësht, gjalp i freskët, lakra, spinaq, karota,
brokoli dhe fruta.
Në mjekësinë populloe përdoren shumë bimë që shërbejnë për të
ndihmuar shumë në anemi, sidomos në përmirësimin e rruazave të kuqe të gjakut.
Mjekime popullore
Merrni 1-2 lugë kafeje të bimës së pelinit. Hidheni në një gotë
ujë dhe ziejeni për 15 min. Përdoreni 3 herë në ditë nga 1 lugë gjelle, gjysëm
ore para buke. Kura vazhdon 1-2 muaj rresht, deri në përmirësim të plotë të
anemisë.
Merrni 1 lugë me gjethe nga fletët e grimcuara të thata të
hithrës. I zieni në 1 gotë me ujë për 15 min. Kullohet, ëmbëlsohet dhe pini 3
herë nga 1 gotë me çaj të ëmbëlsuar me mjaltë për 1 muaj rresht derisa të
përmirësoheni.
Mëlçia është i vetmi produkt blektoral që përmban shumë hekur.
Përmban 850 kalori, që ndihmon shumë në përmirësimin e rruazave të kuqe. Çdo
ditë duhet të konsumoni 400 gr mëlçi të zezë viçi, të skuqur mirë në tigan.
Hani 2 vakte në ditë për 20-30 ditë rresht dhe pastaj bëni një kontroll për
analizat e gjakut dhe do vini re se ndryshimi është i madh në shtimin e
rruazave të kuqe të gjakut.
Molla është një frut që ndihmon në kurimin e anemisë. Të
konsumoni gjatë ditës 300-400 gr mollë, por është mirë të jenë mollë vendi,
sepse efektshmëria është më e lartë.
Porsa arra fillon të rrisë gjethet, fillon menjëherë kurimi i
anemisë me to. Merrni 90 gjethe dhe i zieni në 2 litra ujë për 1 orë. Lëngu
kullohet mirë dhe i ftohur i jepet të sëmurit 1 filxhan çdo mëngjes esëll, me
pak sheqer ose mjaltë. Me këtë vazhdohet 2-3 javë rresht. Me gjethe arre
anemikët bëjnë edhe banjo gjatë gjithë muajit maj.
Për shërimin e fëmijëve të dobët e të verdhë, përdorni polenën e
pishës. Për këtë merrni 1 lugë gjethe pluhur pishe dhe e përzieni me 1 lugë
gjelle mjaltë dhe me 1 filxhan kos. Kjo i jepet fëmijës së sëmurë ditën.
Mjekimi vazhdon 4-5 javë rresht, derisa fëmija të përmirësohet.
Merrni 1.5 kg dëllinjë dhe 4 litra e gjysëm uthull të fortë
rrushi. I hidhni në një enë dheu. I lini për 40 ditë. pasi kullohet peshoni
lëngun e mbetur, e për çdo kg hidni 3 kg mjaltë të pavënë në zjarr, ku lihet
derisa të avullohet gjithë uthulla. Nga ky ilaç i jepet të sëmurit 40 ditë
rresht nga 3 lugë esëll, duke e holluar 1 lugë të këtij ilaçi në 3 lugë ujë të
ngrohtë.
Anemiku duhet të konsumojë për 1 muaj çdo ditë 6-10 kokrra hurma
të pjekura shumë për 1 orë para ose pas buke.
Merrni 1 kg thelpinj lajthie. I thërrmoni dhe i përzieni me 1 kg
mjaltë. Çdo ditë merrni 3-4 lugë gjethe. Kjo bëhet për 30 ditë.

Related posts

Makeup artistja e njohur shqiptare, Nalan Shaban hap studion e saj në Shkup (FOTO)

Gazetamax.mk

Sezoni i viruseve po fillon, si të forconi imunitetin?

Gazetamax.mk

JEMI TË LUMTUR DHE KRENARË! Pas Eurovision-it, Albina Klemendi reagon për herë të parë

Gazetamax.mk