GazetaMax
Lajme

Angella Ageler dha betimin si ambasadore e re e SHBA-së në Shkup

Shkup, 27 shtator – Në një ceremoni në Departamentin e Shtetit, Angella Ageler dha betimin si ambasadore e re e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftoi në Fejsbuk Ambasada Amerikane në Shkup.

“Ambasadorja Ageller është diplomate me karrierë në Shërbimin e Lartë të Punëve të Jashtme, ndërsa deri para pak kohësh ishte zëvendës-shefe e misionit të SHBA-së në Pakistan ku shërbeu si u.d. ambasadore e përkohshme. Më parë punonte edhe si këshilltare për marrëdhënie me publikun në Ambasadën e SHBA-së në Paris, ndërsa kryente edhe detyra të punës edhe në Shkup, Nju -Delhi, Hanoi dhe Uashington”, bëhet e ditur në shkrimin e Ambasadës Amerikane.

Në biografinë e saj gjithashtu është shënuar se flet gjuhën maqedonase, franceze dhe pjesërisht gjuhën hindu.

Angella Ageller vjen në vendin e Kejt Meri Bërnz, e cila e kryen funksionin ambasadore e SHBA-së në Shkup nga viti 2019.

Related posts

Zegjine Çaushi reagon për herë të parë pas dhurimit të mandatit të deputetes

Gazeta Max

Bosnjë e Hercegovina ende s’e ka ratifikuar marrëveshjen për lëvizjen e lirë, pritja e Kosovës për heqjen e vizave mund të zgjasë me vite

Gazeta Max

Gjigandi nga Kosova në bisedime serioze për blerjen e fabrikës më të madhe të çimentos në Maqedoninë e Veriut

Gazeta Max