GazetaMax
Lajme

Anketë: Inflacioni dhe çmimet energjetike, rrezik për kompanitë

Shkup, 20 dhjetor – Inflacioni dhe çmimet e energjensave janë rreziqet më serioze për punën e kompanive në vitin 2023. Nëntëdhjetë e katër për qind e kompanive besojnë se nevojiten masa të reja financiare për të zbutur pasojat e krizës energjetike dhe ekonomike dhe 53 për qind besojnë se inflacioni është në rritje, tregon anketa e Shoqatës së Kompanive të Huaja me Prodhim të Avancuar Teknologjik.

Anketa, siç tha në konferencën e sotme për shtyp në Shkup kryetari i Shoqatës së kompanive të huaja me prodhimtari të avancuar teknologjik pranë Odës Ekonomike, Viktor Mizo, përfshin kompani nga të gjitha rajonet, përveç rajonit verilindor.

Në lidhje me shpenzimet e energjisë elektrike dhe energjensave, nga 300 në 500 për qind (nga tre në pesë herë) kostot e energjisë elektrike janë rritur në 40 për qind te kompanitë e anketuara.

Nga 100 në 300 për qind janë rritur kostot e energjisë elektrike për 30 për qind të kompanive dhe deri në 100 për qind janë rritur kostot e energjisë elektrike për 30 për qind të kompanive të anketuara.

Njëzet e pesë për qind e kompanive të përfshira në anketë nuk janë të kënaqura me infrastrukturën në vendin ku kryejnë veprimtarinë e tyre, 30 për qind janë të kënaqur dhe 45 për qind kanë dhënë përgjigje neutrale.

“Ka një përkeqësim të pakënaqësisë në krahasim me vitin e kaluar, kur ishte 10 për qind. Gjashtëdhjetë e pesë përqind thanë se ata ende duhet të zgjidhin problemet e infrastrukturës, të tilla si ujërat e zeza, rruga hyrëse dhe lidhja me ujë. Kërkesa shtesë për shërbime 55 përqind e kompanive do të donin shërbime shtesë të infrastrukturës”, tha Mizo.

Gjithashtu, siç shton ai, 79 për qind e kompanive janë të pakënaqur ose pjesërisht të kënaqur me situatën e fuqisë punëtore.

Siç shprehet ai, të gjitha kompanitë e anketuara kanë rritur pagat në vitin 2022, ku rritja varion nga 10 deri në 20 për qind në shumicën e rasteve.

“Arsyet e rritjes së pagave janë inflacioni dhe rritja e kostove të jetesës, konkurrenca dhe ulja e ofertës së punës në tregun e punës dhe për shkak të rritjes së efikasitetit dhe motivimit të punonjësve”, sqaron Mizo.

Gjithashtu, 84 përqind e kompanive kanë ose ndonjëherë kanë vështirësi në gjetjen e fuqisë punëtore. Teknikët dhe stafi inxhinierik janë më të vështirë për t’u gjetur, dhe stafi administrativ është më i lehtë.

Sipas anketës, shteti duhet të fokusohet në uljen e kostove operative të ZZHIT, harmonizimin e normave të importit doganor me ato në BE, si dhe lehtësimin e rregullave dhe procedurave për qëndrimin dhe punën e shtetasve të huaj.

Në anketë thuhet gjithashtu se 94 për qind e kompanive të anketuara janë përfituese të ndihmës shtetërore dhe 55 për qind e tyre në tre vitet e fundit kanë bërë një investim me një pako të re, pra kanë lidhur kontratë të re për ndihmë shtetërore. Dymbëdhjetë për qind e kompanive kanë pasur një investim në tre vitet e fundit, por nuk kanë kërkuar një pako të re ndihme shtetërore.

Anketa është realizuar nga data 20 nëntor deri më 10 dhjetor të këtij viti. Sondazhi anonim përfshiu kompani nga të gjitha rajonet, përveç rajonit verilindor, 92 për qind janë në prodhim serik, një është në para-prodhim dhe një është investim i vazhdueshëm.

Related posts

Miteva: Arsovska është fajtore për kaosin në Shkup, të japë dorëheqje

Gazetamax.mk

Partisë “E Majta” i “djegë” që uniformat e policisë do të jenë edhe në SHQIP

Gazetamax.mk

Tregtarët në Ohër hapën dyqanet e tyre të dielën, ende s’ka ndryshim për të dielën ditë jopune

Gazetamax.mk