Thursday, April 30, 2026

Lajmi në kohë reale

Anulohen përkohësisht fluturimet në Berlin – probleme të mëdha

Aeroporti në Berlin ka edhe sot probleme të mëdha, ka vonesa dhe anulime të fluturimeve, ndaj kujdes nëse duhet të udhëtoni për Berlin apo nga Berlini. Kufizimet në këtë aeroport do të zgjasin të paktën deri në mesditë. Shkaku: Akulli dhe ngricat në aeroport.
Probleme të mëdha me të ftohtit dhe akullin në rrugë ka jo vetëm në Berlin, por edhe Mecklenburg-Vorpommern dhe Brandenburg si dhe disa zona të tjera.
Për probleme serioze sot me 6 shkurt njoftohet edhe nga hekurudhat në verilindje të Gjermanisë.
Policia ka njoftuar deri tani për shumë aksidente dhe 19 të lënduar, tre prej tyre kanë përfunduar në spital. Viktima për fat nuk ka. Në veçanti probleme ka pasur në Autobanin numër 10 afër Potsdamit. Ndaj kujdes nëse jeni në rrugë apo duhet të fluturoni nga Berlini.

Latest Posts

Mos e humb lajmin