GazetaMax
Lajme

Anulohet gjykimi i ish-drejtores së Agjencisë për programe edukative evropiane, Lidija Dimova

Shkup, 14 nëntor – Gjykimi kundër ish-drejtoreshës së Agjencisë kombëtare për programe edukative evropiane dhe mobilitet, Lidija Dimova, është anuluar për më 2 shkurt, pasi e akuzuara e parë nuk është paraqitur sot në Gjykatën Themelore Penale – Shkup.

Siç informoi gjyqtarja Fanka Jançuleva Mihajllovska, i akuzuari me një parashtresë në Gjykatë ka kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Prokurorja publike kërkoi edhe shtyrjen, për shkak se ajo ishte penguar të marrë pjesë në seancën e parë të paraparë për shkak të detyrave urgjente zyrtare.

Këshilli vendosi shtyrjen e gjykimit deri më 2 shkurt të vitit 2023.

Ish-drejtoresha e Agjencisë kombëtare për programe edukative evropiane dhe mobilitet, Lidija Dimova, ndiqet penalisht për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe detyrës zyrtare” dhe “mashtrim” në dëm të fondeve të Agjencisë evropiane. Aleksandar Goçev për veprën penale “mashtrim”, gjithashtu në dëm të Komunitetit evropian dhe Ana Pavlidu për “punë të pakujdesshme në shërbim”.

Gjykimi udhëhiqet nga gjyqtarja Fanka Jançulleva Mihajllovska, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurorja Susana Mirçeska Kuzmanovska.

Related posts

Faton Ahmeti në iftar me Këshillat Vendor “Qendër”, “Sahat Mahalla” dhe “Gam-gam”

Gazeta Max

Shqipëria ndali qasjen në TikTok – VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Gazeta Max

Osmani në takim në SHBA-A5: Përshpejtimi i eurointegrimeve i rëndësishëm për sigurinë rajonale dhe evropiane

Gazeta Max