GazetaMax
Uncategorized

Apple ‘rrëzohet’ nga froni, nuk është më kompania më me vlerë në botë

18:20 12/05/2022Vlera e kompanisë Saudi Aramco u rrit për shkak të kërkesës për naftë dhe gazApple ka humbur pozitën si kompania më me vlerë në botë, pas shitjes së konsiderueshme të aksioneve të saj. Kompania prodhuese e naftës dhe gazit në Arabinë Saudite, Aramco, ka marrë kryesimin për herë të parë pas gati dy viteve.Investitorët kanë shitur aksione në firmat e teknologjisë ndërsa kalojnë në ato që i shohin si asete më pak të rrezikshme. Vlera e aksioneve të kompanisë Apple ra në më shumë se 5% të mërkurën dhe tani vlera e saj shkon në 2.37 trilionë Dollarë.Suksesi i kompanisë  Aramco vjen me rritjen e rezervave të naftës, gazit natyror dhe energjisë. Nga Janari deri në Mars ishte tremujori më i mirë për kompaninë që nga viti 1970.Kompania Saudi Aramco dhe kompani të tjera të naftës kanë grumbulluar miliarda Dollarë fitime dhe kjo për shkak të rritjes së çmimeve të gazit dhe naftës si rezultat i luftës në Ukrainë. Kujtojmë se pandemia e Covid-19 ndikoi pozitivisht në fitimet e kompanisë Apple pasi u vu re një rritje e shpenzimeve për pajisje të ndryshme.Klan News

Related posts

Drejtuesja e lartë e Facebook-ut Sheryl Sandberg jep dorëheqjen

e-max

HBO ka gati 77 milionë përdorues

e-max

A ju ka shkuar ndërmend ta pastroni telefonin tuaj ndonjëherë? Ja sii ta pastrojmë siç duhet?

e-max