GazetaMax
Lajme

Arber Ademi i reagon VMRO-së dhe puthadorësve shqiptar: Mjaft me shpifje e sulme të pabaza

Shefi i grupit parlamentar të BDI dhe njëherit nënkryetar i partisë ka reaguar lidhur me sulmet që sot kanë nisur ndaj BDI-së, Ali Ahmetit dhe eksponentëve të lartë partiak, duke theksuar se sulmet janë të pabaza dhe të gjitha bëhen nga koalicioni konspirativ i përbërë nga VMRO, Levica dhe disa shqiptar puthadorë.

Jemi dëshmitarë të një fushate të përgatitur mirë dhe të koordinuar prej një qendre, fushatë me shpifje, akuza, lajme të rreme, konstrukcione e konsipacione që nuk kursejnë asnjë vlerë, asnjë standard të jetës dhe debatit publik.
Në kohëra vendimtare, lajmërohen këto grupe që shpesh gjejnë gjuhë të përbashkët për të cënuar proceset, si Marrëveshjen e Ohrit, si parimin fitues me fitues, si barazinë, marrëveshjen e Prespës, atë të fqinjësisë së mirë, NATO-në dhe BE-në.
Këto ditë riaktualizohet koalicioni konspirativ i përbërë nga VMRO, Levica dhe disa shqiptar puthadorës që janë vënë në shërbim të plotë si shumë herë më parë në historinë e dy dekadave të fundit.
Sulme të koordinuara pa zgjedhur mjete ndaj Ali Ahmetit, BDI-së dhe eksponentëve të lartë partiak, por edhe familjarëve, janë pjesë e arsenalit të këtyre grupeve të ushqyer nga grupet puthadorëse shqiptare të cilat janë gishti që shkrel revolën e huaj për ti shërbyer dreqit.
Kjo s’ka kaluar asnjëherë dhe nuk kalon as tash sepse çdo sulm na bën më të fortë e më të bashkuar.

Related posts

Komisioni e vlerëson si të paaftë, Ameti kërkon t’i mundësohet marrja e patentës

Gazeta Max

Gjendet i vdekur një 37-vjeçar në Shkup

Gazeta Max

Njerëzit në Kiev po vdesin nga uria pa ushqim, po pijnë ujë të zeza

Gazeta Max