Sunday, May 10, 2026

Lajmi në kohë reale

Ardita Sinani nga Kongresi i VLEN-it: Bashkimi i shqiptarëve duhet të jetë shembull për gjithë rajonin

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, në fjalimin e saj në Kongresin e sotëm të VLEN, theksoi se momenti i bashkimit dhe konsolidimit të këtij subjekti politik duhet të shërbejë si shembull për bashkimin e shqiptarëve kudo në rajon ku ata jetojnë si pakicë.

Sinani u shpreh se beson fuqishëm që konsolidimi i VLEN-it do të ndikojë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Ky moment i bashkimit dhe konsolidimit të VLEN-it duhet të jetë shembull për bashkimin e shqiptarëve kudo në rajon ku ata janë pakicë”, deklaroi Sinani gjatë fjalimit të saj.

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit politik, institucional dhe kombëtar mes shqiptarëve në rajon, duke vlerësuar se uniteti është çelësi për avancimin e të drejtave dhe interesave të tyre.

Latest Posts

Mos e humb lajmin