GazetaMax
Ballina

Argjend Lloga rikthehet me hitin “Lule Katalea”, vjen me një stij unik

Këngëtari i njohur Argjend Lloga, i njohur më së shumti për super hitin e tij “Loti i Verbër”, ka ardhur pranë gjithë artdashësve të tij me një projekt të ri muzikor. Kënga e tij e re titullohet “Lule Katalea” dhe deri tani është pritur mjaft mirë nga fansat e shumtë të këngëtarit. Këngëtari prej vitesh 13 vitesh jeton në Amerikë dhe së fundmi në një intervistë për revistën “Bordo” ka rrëfyer se si është ndërtuar jeta e tij atje.

“Fillimisht unë kam emigruar në Amerikë duke menduar për të ardhmen e fëmijëve, që ata të zhvillohen atje me të gjitha mundësitë që ai vend të ofron. Sigurisht që fillimi ka qenë i vështirë, me sakrifica, jam marrë me punë të ndryshme, derisa krijova lidhjet e mia për t’ju përkushtuar muzikës.

Lexo dhe intervistën e këngëtarit për Revistën Bordo:

Ky kalvar sakrificash prej emigranti ka zgjatur për pesë vite, dhe vetëm më pas m’u krijuan kushtet dhe mundësitë për t’u marrë me muzikën. Rrugën e muzikës atje e gjeta me mbështetjen e disa miqve të mi në SHBA, njëri prej të cilëve është Kujtim Fundiqi, pronar i një lokali në Bronx, Nju-Jork, vend ku prej 9 vitesh punoj si menaxher dhe këngëtar, ku shpesh ftoj artistë të ndryshëm nga Shqipëria, duke dhuruar mbrëmje të bukura për publikun shqiptar që jeton aty”.

Related posts

Zakonet e mëngjesit që ju shëndoshin

Gazetamax.mk

Donaldi nuk e heq nga zemra Borën, bën këtë veprim për të

Gazetamax.mk

Shumica nuk e kanë ditur. Klitori ka edhe një funksion, pos për arritjen e kënaqësisë

Gazetamax.mk