GazetaMax
Lajme

Ari i konfiskuar dy javë më parë në Artaritë e Tetovës, iu kthehet pronarëve.

Tetovë, 5 Nëntor – Ari i konfiskuar dy javë më parë në artaritë e Tetovës, nga inspektorati i tregut dhe Drejtoria e të hyrave publike, sot iu kthye pronarëve të tyre.

Sipas kreut të Odës së Zejtarëve të Tetovës, Mensur Arifi informacionet për ar jo kualitativ bien në ujë, sepse ari është verifikuar nga organet e shtetit, është zhigosur në po të njëjtat institucione dhe sot iu është kthyer artarive në Tetovë.

Sipas kreut të zejtarëve të Tetovës, këto kontrolle janë të mirëseardhura, sepse artaritë në Tetovë punojnë me standarde dhe siguri të duhur për gjithë blerësit.

Ndryshe, dy javë më parë, në një aksion të përbashkët të inspektoratit të tregut dhe Drejtorisë së të hyrave publike, në gjithë Tetovën, është bërë një kontroll i artarive për kualitetin e arit që shesin të njëjtat dhe për prejardhjen e tij, me ç`rast, iu është marrë gjashtë artarive një sasi e konsiderueshme e arit për verifikim të cilësisë së tij dhe prejardhjes, ndërsa ditë më parë, i njëjti pas kontrolleve të realizuara, iu është kthyer sërish pronarëve të artarive të Tetovës.

Related posts

MF: Misioni i FMN-së dha dritën jeshile për qasje në 530 milionë euro përmes instrumentit PLL

Gazeta Max

BEI Globale zhbllokon 100 milionë euro investime të BE-së së bashku me Bankën për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut për të nxitur transformimin e gjelbër të NVM-ve

Gazeta Max

Florenx Kullani, sipërmarrësi filantrop nga Londra, pjesë e “Shën Terezës” së Sokol Gugës

Gazeta Max